Defraggler

1

Defraggler ndihmon në ç’fragmentimin e kompjuterit tuaj, radhitjen e skedave si dhe të optimizimin të diskut tuaj. Programi është i thjeshtë për përdorim, vepron me efektivitet të lartë dhe gjithashtu është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Karakteristikat

○ Ç’fragmentoni saktësisht atë pjesë të diskut dhe ato skeda që dëshironi.
○ Programi është i sigurtë dhe efektiv në të lexuarit dhe të shkruarit e skedave.
○ I shpejtë në veprim.
○ Mundëson që grafikisht të shihni se sa dhe si është disku juaj i fragmentuar dhe gjatë procesit të ç’fragmentimit mund të shihni se si programi vepron.
○ Ç’fragmenton pjesën e zbrazët të diskut me qëllim të shmangies së të framentuarit të shpejtë të asaj pjese në të ardhmen.
○ Vendosni orarë procesit të ç’fragmentimit kështu që të mos u pengojë gjatë punës suaj, por të veprojë kur ju nuk e përdorni kompjuterin.
○ I përkthyer në shumë gjuhë , gjithashtu në gjuhën shqipe.

Info
Emri: Defraggler
Madhësia:2.999kb
Çmimi: Falas
Autori:Piriform Ltd

Komentet nga Facebook:

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *