dështimi i ndjenjës për atë

si erdhi
ashtu edhe humbi e uruara ditë

e kisha pritur tërë jetën

nuk më la si më gjeti
më mori fjalën e pa thënë
dhe shpirtin që tha se i takoi

nuk di ç’ti them as vetes sime
për t’u qetësuar

nuk mund të them as edhe fjalën e parë

të mori jeta dita ime e uruar
e mua
drita e jote më mori rrezen e syrit

do ta lus vdekjen të më falë
për atë që nuk dita të flas
me heshtjen e mallkuar

ajo iku
ajo rrezja e dritës sime

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?