Dështimi në planifikim

0

Autor: Skender Mustafi

small1Element bazë që ka bërë që shkenca të zhvillohet me një hapërim kaq të shpejtë, e që ishte prezent në traditën e zhvillimit të islamit nga koha e të Dërguarit, paqja qoftë mbi të, e deri në kohën e ndryshkjes së viteve të arta islame, është trajtimi i çështjeve profesionale nga njerëz kompetent, të legjitimuar. Në një kohë kur Evropa ishte në kulmin e errësirës së vetë, që në shkolla na e mësonin si Mesjeta e Errët e që nuk na thoshin se ne ishim në errësirë dhe jo e gjithë bota, bota islame ngrihej mbi kompetenca. Në mënyrë të strukturuar përcaktoheshin rolet dhe kontrolloheshin veprimet brenda një shteti që nuk i shihej fundi, megjithatë trajtoheshin edhe rastet më të vogla me seriozitetin më të madh. Pasi që muslimanët u ngopën me dritë dhe u shtrinë nën hije, Evropa mblodhi gjithçka shkencore-edukative nga muslimanët e kotur dhe në mënyrë të përzgjedhur i përvetësoi duke dalë nga errësira në dritën më të fortë të mundshme përmes brumit që islami me ligjet e tij e kishte zënë e ngjeshur mirë e mirë.

deshtimZhvillimi Evropian në sferat e ndryshme të jetës nuk ishte i rastësishëm, por një rezultat i një mësimi të marrë me seriozitet, të studiuar me përqendrim të shkallës së lartë dhe të zhvilluar me vetëdije të plotë.

Vetëdija e plotë nuk mund të jetë assesi rezultat personal i një individi të vetëm, pavarësisht punës së tij të pa lodhur e njohurive të tija “të një oqeani të pa fund”. Vetëdija e plotë arrihet gjatë ndërveprimit në një sistem shoqërorë ku secili vepron sipas mundësive dhe profesionit për të mirën e vetë dhe për të mirën e shoqërisë. Pastaj, personat grupohen dhe dallohen sipas mundësisë dhe aftësive për të vepruar në shkalla të ndryshme, ku ato më të lartat i zënë më të diturit e më të devotshmit.

Zhvillimi botërorë, ashtu si është, është rezultat i funksionimit të një sistemi ku elementet përbërëse të tij janë të paracaktuar sipas një planifikimi dhe përzgjedhjeje të mirëfilltë me baza shkencore. Ky zhvillim nuk është rezultat i një veprimi shkel e shko, e assesi i një mendimi shkel e shko.

Ajo që mund të vërehet nga zhvillime të këtilla që riformsojnë çdo gjë në tokë është fakti që shkencëtarët dhe autoritetet qoftë moderne botërore, qoftë të kohërave të Arta Islame as edhe për një moment nuk janë mbështetur tek populli i thjeshtë për të marrë mendimin e tyre, për të pritur vlerësimin e tyre. Ata kanë studiuar çështjet dhe kanë rropatur ato në odat, laboratorët e tyre dhe rezultatin ua kanë shërbyer popullit si të tillë. Ata, as që kanë parë popullin si një element i cili duhet pyetur mbi këto çështje dhe as që kanë pritur që t’i binden për vendimet e marra. Thjeshtë, janë shkëputur në nivelin të cilit i takojnë, nivel nga i cili mund të shihen flokët ose kokat tullace të popullit.

Gabimi fatal i cili e ka futur në flakë tërë popullin shqiptar-musliman në 15 vitet e fundit, është injoranca e një pjese të caktuar të hoxhallarëve shqiptarë dhe njohuritë e vobekta të tyre si rrafshin social në pjesën e komunikimit, ashtu edhe në rrafshin e politikës së përvetësimit të popullsisë. Dështimi i cili në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet është futja e përçarjes në popullatë mbi kullën e letrave të së vërtetës. Komunikimi me popullatën mbi çështje të mëdha. “Shpërndarja” e lejeve për autorizime të ndryshme në një kohë që as vetë ata nuk kishin dhe nuk kanë leje dhe nuk janë të autorizuar për veprime të tilla. Këta hoxhallarë, e që disa nga ata me kalimin e kohës evoluuan në mendim duke e quajtur këtë zhvillim pozitiv në kurriz të popullit, dështuan të përçojnë porositë bazë të cilat na i mëson islami duke i zënë si elemente të vogla e duke u futur në fusha më të rëndësishme. Papjekuria, mosdija mbi serat sociale në kombinim me injorancën e stërthelluar, që është kombinim prezent, bënë jo vetëm që të përçyrrjen përmes të gjitha mundësive, por gjithashtu ndikuan që asnjëherë të mos mund të arrihet një pajtim i përbashkët për tu ulur në nivelin e duhur dhe për të diskutuar çështjet duke lënë popullin duke qëruar groshën.

Unë si një profesionist në sferën e biznesit dhe informatikës, asnjëherë nuk lë dhe nuk kam ndërmend të lë që një person, hoxhë, i një profesioni tjetër të është prezent bë analizën dhe marrjen e vendimeve profesionale mbi çështjet. Thjeshtë, jo profesionistët pretendojnë se dinë, por nuk dinë. Atëherë, si është e mundur që këta hoxhallarë trajtojnë çështjet përball popullit duke pritur që populli “i tyre” të pohojë deklaratat në një kohë që ai popull në të shumtën e rasteve nuk mund të definojë as edhe një lëvizje të vetme në namaz (nuk them të emërojë, por të definojë)!?!

Ne jemi në një gjendje të mjerë ku dallimet çdo ditë e më shumë thellohen. Ne kemi kapur pëlhurën cepave dhe po tërheqim në drejtimet tona, shumë herë duke u gënjyer se dimë diç mbi islamin e duke mos qenë në dijeni se çfarë jemi duke bërë. Ne, jemi fryt i një joprofesionalizmi të shpërndarë me një rrezatim të fortë. Rreziku i kësaj sfere ku ne po vuajmë për dallim nga kimia është se në kimi kombinimet e gabuara e zhdukin nga faqja e dheut kimistin e cili ka testuar ato, kurse laboratori shpirtërorë është një tërësi më e komplikuar që kërkon finesë shumë më të madhe.

Ne jemi në mjerim shpirtërorë. Kemi mbetur jetimë. Kemi mbetur të shkretë. Jemi rrethuar nga institucione islame të cilat kanë lënë anash modelet e veta dhe kanë kapur në dorë dhe implementojnë modelet e huaja në emër të liberalizimit demokratik modern islam. Po të mos ishte fakti se i Dërguari, paqja qoftë mbi të, dhe pasuesit e tij të sinqertë ishin njerëz fillimisht të ditur (që njihnin islamin mirë), të devotshëm (që i bindeshin All-llahut e të Dërguarit të tij), e të sinqertë (që vepronin hapur e fshehurazi vetëm për të mirë), do të thosha se këtë gjendjen tonë duhet marrë kushdo në dorë dhe duhet filluar të numërojë shkopinjtë mbi supe të pa ndërgjegjshme të mendjemëdhenjve të cilët po të mos ishte All-llahu i gjithëdijshëm, pa fije turpi do të emëronin veten të tillë.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakÇka është propozimi për biznes?
Artikulli tjetërHTML5 Hap Pas Hapi: Vlerat e ngjyrave
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *