dita e thyer

në mëngjesin e hershëm
të së quajturës ditëbardhë
biskun e njomë të sapo thyer e mori era
të e shpie diku në pafund të heshtjes

në agimin e herët
të së quajturës ditëbardhë
ishin bisqe të njomë
u thyen
për të rënë në moçal
për jetë

gjithçka u thye për rreth

atë natë
bulëzoi një kopil

 

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

2 Thoughts to “dita e thyer”

  1. Shaban Cakolli

    në mëngjesin e hershëm
    të së quajturës ditëbardhë
    biskun e njomë të sapo thyer e mori era
    të e shpie diku në pafund të heshtjes
    Skënder Mustafi,më nxitë të lexoj krijimtarinë e tij,ai ka mjeshtri në vargërimin e tij poetik,ku mesazhi i tij poetik flet shumë më tepër se vargjet.Magjia e fjalës së tij,të lëkund shpirtin,të zgjon ndjenjat,të thellon mendimet,si dhe të shtynë të e lexosh disaherë. Epërgëzoj poetin,për këto vargje domethënëse.

  2. Më vije mirë që me poezitë e mia “tërthore” u zgjoj ndjenjat e mira.

    Faleminderit!

Leave a Comment