Ebu Hanifja dhe havarixhët

0

Ebu Hanifja pengonte havarixhët edhe sektet e tjera, të cilat përpiqeshin të shtrembëronin mësimin islam, andaj ata mundoheshin të e eliminonin në çdo mënyrë.
Pasi e menduan çështjen, erdhën në përfundim që të mos e vrisnin, për të mos e nxitur tërë popullin e Kufes kundër tyre, ngase imami gëzonte respekt të madh në popull, por t’i parashtronin disa pyetje të cilave si suni që ishte, ai nuk do të mund tu përgjigjej, dhe ja arsyeja për ta hequr qafe në mënyrë të përshtatshme.
Pas marrëveshjes, një grup i madh i havarixhëve u drejtuan në xhaminë ku ai qëndronte rregullisht dhe e rrethuan. Njëri prej tyre i tha: Janë dy pyetje: ose përgjigje të volitshme dhe jetën, ose përgjigje të pavolitshme dhe vdekjen!
E para është: Kur personi gjatë konsumimit të pijeve alkoolike ose gruaja duke lindur fëmijë të jashtëligjshme vdesin, para se të pendohen, a kanë vdekur si muslimanë?1

Ebu Hanifja duke kuptuar se cili ishte qëllimi i tyre i pyeti: Ai njeriu dhe ajo gruaja, që i përmendet ju, a janë çifut?
U përgjigjën: Jo, nuk janë!
Ebu Hanifja shtoi: Po, a janë të krishterë?
U përgjigjën: Nuk janë!
I pyeti përsëri: Po, a janë zjarrputistë?
U përgjigjën: Nuk janë.
Atëherë ai i pyet: Po ç’janë atëherë?
Ata e pranuan: Ata janë muslimanë!
Atëherë Ebu Hanifja përfundoi: Shumë bukur! Ja, u përgjigjët ju vet, nuk keni pasur nevojë fare të më kërkonit mua që tu përgjigjem!
Ata të çuditur pyetën: Si?
Ebu Hanifja tha: Pak më parë e deklaruat se ata janë muslimanë, kurse krahas Islamit, a mund të jenë diç tjetër?
Ata, atëherë të çuditur vetëm pyeten: Ai muslimani a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem?!
Ebu Hanifja iu përgjigj: Kjo varet nga vullneti i Allahut, siç thotë Ibrahimi a.s për ata që kanë qenë edhe më të këqij se ai njeriu dhe ajo gruaja, d.m.th ata që i adhuronin idhujt: Ai që do të më pasoj mua – është i fesë sime, kurse ai që ngrihet kundër meje, atëherë – Ti vërtet je Falës dhe Mëshirues! Ose siç ka thënë Isai a.s: Nëse i dënon, ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal, Ti je i Fuqishëm dhe i Urtë.

referenca
1. Sipas havarixhëve dhe disa sekteve këta persona nëse vdesin para pendimit, vdesin jobesimtar, ndërsa qëndrimi i ehli-sunetit dhe xhematit është se ata vdesin si mëkatarë, por megjithatë janë muslimanë!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakmbrëmje e heshtur
Artikulli tjetërEbu Hanifja dhe Ebu Jusufi
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *