Ebu Hanifja dhe jobesimtari

0

Kur Ebu Hanife hyri në sallën e paraparë për debat, vuri re se dijetari bizantin ishte ulur në një lloj mimberi, i paraparë vetëm për udhëheqësit.
– Ebu Hanife iu afrua dhe e pyeti: A keni ardhur ju për të pyetur ?
– Ai iu përgjigj: Po !
Atëherë Ebu Hanifja i tha te zbriste nga ai vend, sepse ai vend ishte paraparë për ata prej të cilëve kërkohet zgjidhje dhe përgjigje, e jo për ata që pyesin!
Bizantini, pa koment, e pranoi vërejtjen dhe, kur imam Ebu Hanife zuri atë vend, e thirri të fillonte me pyetjen e parë.

  • Ç’ka ekzistuar para Zotit ?! – ishte pyetja e dijetarit Bizantin
    Ebu Hanife, në vend të përgjigjes, i bëri pyetje:
  • A kuptoni ju gjësendi nga matematika ?!
    Ai iu përgjigj i çuditur :
  • Po, kuptoj gjithsesi !
    Ebu Hanife përsëri e pyeti:
  • A ka ndonjë numër para numrit një ?
    Bizantini u përgjigj:
  • Jo. Ai është i pari dhe para tij nuk ka asgjë.
    Atëherë Ebu Hanife iu përgjigj:
  • Nëse para numrit një nuk ka asgjë, atëherë si do të ketë diçka para Allahut Një, të Vetmit!

Atëherë bizantini i drejtoi pyetjen e dytë:
– Ku gjendet Zoti, në cilin vend dhe në cilën anë?
Ebu Hanife përsëri e pyeti:
– Më thoni, kur e ndizni qiriun, në ç’anë hedh dritë ai?
Bizantini u përgjigj:
– Në të gjitha anët në mënyrë të barabartë?!
Ebu Hanife, atëherë iu përgjigj:
– Nëse për qiriun, të cilin e ka prodhuar një rob i Allahut i pa njohur, nuk mund ta caktoni anën nga e hedh dritën, si mund ta bëni atëherë për Krijuesin e qiellit, të Tokës dhe të gjithçkaje që ka krijuar?!

Pastaj përfaqësuesi bizantin shtroi pyetjen e tretë:
– Ç’bën tash Zoti?
Ebu Hanife iu përgjigj i qetë:
– I zbret nga minberi dhe i përul – pabesimtarët siç je ti, dhe ua ngre famën besimtarëve, siç jam unë.

Pas kësaj dijetari bizantin mblodhi gjësendet e veta dhe i mposhtur u kthye në atdheun e tij.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShoku i mirë i Ebu Hanifes
Artikulli tjetërEbu Hanifja dhe nomadi koprrac
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *