Faqe interneti me shtesa të reja

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Nga ofertat më të reja dhe më interesante në regjistrimin e emrave të faqeve të internetit është ajo nga Name.com Inc.. Name.com ofron regjistrimin e faqeve të internetit me shtesa tjera nga ato që i njohim si standarde si com, net, org, edu, tv e të tjera. Kjo kompani ofron një mori shtesash të reja si social, capital, ninja, exchange, flights e të tjerë. Numri i shtesave të reja është i shumtë edhe pse nuk është i pa kufizuar.

Interesante për tu vërejtur është fakti që ofertat nuk janë sikur për shtesat normale, por që regjistrimi i emrave me disa nga shtesat kushton më shumë, varësisht nga vlera e kombinimit të emrit me shtesën, edhe pse të dhënat vjetore për vitet në vazhdim janë “normale”. Një shembull i tillë është albanian.capital ku regjistrimi ose më mirë të themi blerja e këtij emri kushton 1200$ kurse pagesa vjetore 59$. Gjithashtu, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim e paguajmë me shtesat standarde, pagesat vjetore për shtesa të ndryshme ndryshojnë nga 10$ deri në 1200$ në vjet, pra nëse blini një emër për 1200$ nuk nënkupton faktin se vitet në vijim do të paguani vetëm, le të themi 59$, por duhet parë mirë marrëveshjen sepse kjo mund të jetë ndryshe dhe për faqen tuaj do të duhet ndoshta çdo vit të paguani nga 1200$.

name.com

Nga kërkimet që bëra, me sa duket me që oferta është e re, shumica e emrave interesante që kanë të bëjnë me fjalët në gjuhën shqipe ose me vendet shqiptare janë akoma të lira. Shumë nga ato kanë edhe kosto të ulët dhe kombinim shumë interesant si për shembull albanian.management kushton vetëm 22.99$ sa është edhe çmimi  i pagesave vjetore, albanian.social kushton vetëm 24.99$, albanian.rentals 34.99$, kosova.consulting 24.99$, kosova.services 34.99$, kosova.vacations 34.99$, kosova.expert 59.99$, kosova.pics 19.99$, kosova.photo 22.99$, kosova.international 22.99$, kosova.systems 22.99$ e shumë emra tjerë.

Nëse jeni të interesuar të rezervoni emra interesantë shpejtoni meqë së shpejti mund të bëhet ndoshta vonë.

Shembull i një faqeje të till është professional.photos.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakQasja profesionale
Artikulli tjetërKërko foto përmes fotos në Google
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *