Faqe interneti: Nevoja dhe rëndësia për biznesin?

Gacaferri

Autor: MSc. Skender Mustafi

Njohje

Gjatë hulumtimit të librit tim të fundit, mbi 95% të të dhënave të hulumtimit, për rreth tri vite, i kam shfrytëzuar nga interneti. Kam shfletuar me qindra faqe interneti. Madje, edhe librat e autorëve ndërkombëtarë nuk I kam lexuar në versionin e shtypur, por atë elektronik. Për më shumë, kërkim specifik kam bërë vetëm për ndërmarrjet që kam njohur më herët. Në përgjithësi, kërkimet i kam bërë në mënyrë të përgjithshme, siç i bëjmë zakonisht në motorët e kërkimit si Gjirafa, Google, Bing, etj..

Shfrytëzimi i internetit në tregun shqipfolës është rritur dukshëm vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’ dhe ‘Instituti I Shëndetit Publik’ të publikuara në hulumtimin ‘Anketa Demografike dhe Shëndetësore 2017-2018’ 65% e popullsisë shfrytëzojnë internetin së paku një herë në javë. Sipas hulumtimeve nga ‘Agjencia e Statistikave të Kosovës’ rezulton se 93.2% e personave mes moshës 16-74 kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2018. Së fundi, sipas hulumtimit të dy profesorëve universitarë, 66% e popullsisë mes moshës 15-64 të Maqedonisë së Veriut janë shfrytëzues të internetit.

Faqja e internetit

Sa i përket identifikimit të konsumatorit potencial dhe faktit se ku sillet ai, statistikat flasin qartë. Mbi 65% e konsumatorëve potencial i qasen internetit për nevoja dhe interese të ndryshme. Këto statistika vërtetojnë që ndërmarrjet duhet të jenë prezent në internet. Madje edhe nëse biznesi është lokal (nuk është fjala për shitoret e bukëpjekësit e fshatit) ka nevojë për një faqe profesionale interneti.

Fillimisht, pasurit e një faqeje të përgatitur në mënyrë profesionale përforcon dhe rregullon prezencën në internet. Konsumatorët momental dhe ata potencial të motivuar nga konsumatorët momental, përmes faqes kanë qasje tek ndërmarrja, produktet dhe shërbimet e saja. Problemi i mungesës së informacioneve mbulohet. Nevoja që konsumatorët të kontaktojnë ndërmarrjen për nevoje ndihem minimizohen.

Varësisht nga lloji i biznesit, shtrirja në treg dhe intensiteti i tregut, ndërmarrja duhet përqendruar tek zhvillimi i faqes së internetit si një projekt i cili është pjesë e planit të përgjithshëm të marketingut të ndërmarrjes. Kjo pjesë zhvillohet vazhdimisht dhe nën përkujdesje profesionale në mënyrë që të kryej sa më mirë rolin e vetë.

Faqe interneti nga ndërmarrja Uka Komerc

Rëndësia e faqes së internetit

Faqja e internetit të biznesit është pjesë e marketingut elektronik të ndërmarrjes. Hulumtimi i tregut të përgjithshëm për produktin ose shërbimin e ndërmarrjes dhe përqindja e pjesëmarrjes aktive në internet e konsumatorëve potencial janë indikatorët kryesorë të cilët japin rezultate konkrete për vlerësimin e ndërmarrjeje. Përmes rezultateve të hulumtimit mund të vlerësohet rëndësia e faqes së internetit për biznesin dhe intensiteti i zhvillimit të saj. Andaj, ndërmarrja duhet ndërtuar faqen sipas rëndësisë që ajo ka në biznesin e saj.

Nga përfitimet kryesore që ndërmarrja ka me zhvillimin e një faqeje profesionale janë :

  • Emri i mirë – gjithnjë e më shumë, ndërmarrjet me prezencë në internet dhe me paraqitje profesionale llogariten si më serioze dhe të kujdesshme ndaj konsumatori
  • Ulja e intensitetit të kontakteve për informim – Mbulimi me informacion i të gjitha fushave kryesore të ndërmarrjes si dhe i produkteve, shërbimeve e problemeve të konsumatorit ndikon drejtpërdrejt në uljen e nevojës së konsumatorëve për të kontaktuar ndërmarrjen për informacione.
  • Të ndihmuarit e vizitorëve dhe lexuesve për të kaluar në konsumatorë – faqja profesionale e biznesit përmban të gjitha elementet e rëndësishme të cilat ndihmojnë lexuesit e informacioneve ose vizitorët në faqe që të kalojnë çdo fazë për tu bërë konsumatorë e madje edhe reklamues të ndërmarrjes. Konsumatori i kënaqur flet mirë për ndërmarrjen si dhe e shpërndanë faqen e saj.
  • Përmbyllja e procesit të blerjes dhe sigurimi i mbështetjes – integrimi i mjeteve të cilat mundësojnë zhvillimin e procesit të blerjes në internet jo vetëm që ndihmon konsumatorët momental, por gjithashtu rritë tregun. Për më shumë, konsumatori ndjehet më i rehatshëm nëse pa nevojën për të kontaktuar ndërmarrje ka mundësinë e informimit zyrtar rreth problemeve me produktet ose shërbimet.

Le të përmbyllim

Konsumatori shqiptar është me rreth 65% pjesëmarrje është prezent në internet. Institucionet financiare gjithnjë e më shumë janë duke ofruar mundësi të cilat ndihmojnë zhvillimin e biznesit në internet. Nevoja për faqe interneti është urgjente. Për më shumë, ndërmarrjet tona gjithnjë e më shumë duhet përqendruar në të kuptuarit e marketingut në internet dhe të zhvilluarit e tij për të kapur konsumatorët.

Komentet nga Facebook:

Po këto i keni lexuar?

Leave a Comment