Rregullat

Të nderuar vizitorë!

Të drejtat e materialeve në këtë fletore interneti janë të thjeshta edhe atë si vijon.

1. Materialet të cilat kanë autorë të shënuar në fillim ose në fund të artikullit i përkasin autorit i cili është shënuar.
2. Materialet të cilat nuk kanë autorë të shënuar në fillim ose në fund të artikullit janë nën autorësi të portalit fjalaime.ch dhe të gjitha të drejtat mbanë ky portal.
2a. Studimet janë referuara dhe referencat kanë datën e caktuar. Ndërrimi i tyre nuk i takon përgjegjësisë sonë.

Referimi
Nëse artikujt përdoren si burime për punime të ndryshme kërkimore ose studiuese atëherë referimi bëhet kështu: fjalaime.ch (viti i postimit të artikullit), Titulli i artikullit, Linku i artikullit.

Shembull: fjalaime.ch (2011), Marketingu, http://fjalaime.ch/?p=2752

Shpërndarja e artikujve nëpër faqe interneti
Shpërndarja e artikujve nëpër faqe tjera të internetit është e lejuar me kusht që së paku poshtë artikullit të qëndrojë emri i autorit dhe emri i portalit me prapashtesë. Nëse artikulli nuk ka autorë atëherë vetëm emrin e portalit.

Shembull:
Autor: Filas Fisteku
Publikuar tek portali: FjalaIme.ch

ose

Publikuar tek portali
FjalaIme.ch

 

Në rast ndërlikimesh
Nëse ju jeni autor i ndonjërit nga artikujt dhe ai artikull është i publikuar në emër të një personi tjetër, atëherë na lajmëroni duke vërtetuar se postimi u përket juve dhe ne do të veprojmë sipas vullnetit tuaj, pra do ta ndërrojmë autorësinë ose do ta grisim artikullin. Gjithashtu nëse gjeni që ndonjë artikull është i juaji dhe vërtetoni se ju jeni autori dhe kërkoni që artikulli të largohet nga kjo fletore atëherë na shkruani dhe ne do ta largojmë atë.

20 Janar, 2011
Skender Mustafi