Fjalët e mia

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi

small1Këto shënime janë realizuar për një periudhë më të gjatë edhe se një muaj duke ngërthyer në vete kohë dhe situata të ndryshme personale e shoqërore, kështu që në një moment të caktuar mund të duken interesante dhe të përshtatshme kurse në një moment tjetër ndoshta të tepruara dhe të pa përshtatshme, por vlerësoj se mirë është të i mbledh në një vend që të mos ngarendni të i gjeni nëpër vende të ndryshme. Shënimet janë postuar në formën origjinale të shkruar më parë.

  • Unë nuk i frikohem vdekjes, por vetëm veprave të mia të cilat e ushqejnë atë dhe përplasen kundër meje, qofshin të bëra qofshin të pa bëra.
  • Punën e pranoi njeriu si mjet për tu bërë zotëri në përmasa, pastaj u ndanë zotërinjtë sipas punës dhe të kuptuarit të sajë.
  • Dyshimi gjithmonë fillon nga vetja.
  • Unë jam këtu sepse është vullnet i pastër i Krijuesit. Ai bën çfarë të dojë. Sidoqoftë, me rëndësi është fakti se unë nuk jam kot këtu.
  • Keni kujdes nga të informuarit sepse ata janë të rrezikshëm.
  • Të vetmet qëllime që shqiptarët i kanë arritur akoma pa i vënë në plan janë: me ja bajt gajlet tjetrit dhe me i gjet diç për me sha.
  • Kush je ti të kritikosh atë jehona e zërit të të cilit dëgjohet me dekada e shekuj, në një kohë kur jehona e zërit tënd nuk arrin të përmbush ditën, ose mbase javën.
  • Po menoj qe ka deti n’Prishtinë, kur po i shoh femnat rrugve.
  • Mos harro, dhe mos mendo se krimi në vend të huaj është i largët.
  • Sa më larg jam nga të afërmit e sa më gjatë nuk shihemi, aq më pak kam për të folur me ata, në vend se të shtohen fjalët, ato pakësohen.
  • Disa pretendojnë që urrejnë udhëheqjen nga të tjerët. Në të vërtetë mu ata janë që udhëhiqen nga të tjerët, por ata akoma se kanë kuptuar.
  • Ka ardhur koha të kënaqemi. Kemi ditë feste thuaj çdo ditë.Popullit tonë i ka rënë shiu në misër sa i përket festave.Për punët tjera gurë mbi kokë.
  • Nëse s’ke turp nuk nënkupton se nuk duhesh pasur kujdes. S’je pronar i moralit dhe botës. Paturpësinë ka kush e rregullon.
  • Pasuria nuk të sjell as lumturi e as siguri. Pasuria të hap rrugët e mundësive, kështu që i pasuri zgjedh ato ato.
  • Punët e kota, herët ose vonë, sjellin dhembje. Një nga punët e tilla të kota është edhe amoraliteti.
  • I nderuar parazit, puna asnjëherë nuk e ka bërë majmunin njeri, por ajo e ka dalluar njeriun nga paraziti.
  • Mos pranimi i fajit është sëmundje që po e shfrytëzove ilaçin e vërtetë ia gjen nënë e baba, madje edhe dajallarë po tregove kujdes në terapi.
  • Durimi të kalit.
  • Durimi dhemb, por të kalit për të mirë.
  • Studimi të shton diturinë mbi çështjet e mbuluara me studim.
  • Leximi nuk të bën më të ditur, por e bën dijen më të bukur, më të pasur në mënyrën e të shprehurit dhe të kuptuarit të sajë.
  • Më duhet të marr qëndrim bindës në të kuptuarit dhe pranuarit dallimin mes dyshimit e lëkundjes shpirtërore. Durim, do tua them nëse e gjejë!
  • Shumica që ka “shumë” kohë dhe kohë të pa strukturuar merret me përgojime. Për atë tek gratë përgojimi është më i përhapur se tek burrat.
  • A thua e kapëm pushkën, apo na kapi ajo ne në ato ditë në të cilat nuk kishim ndërmend të bënim plane më të gjata se ato ditore?!
  • Nëse unë u them diç duke u shprehur shumë drejtë, gjë që u jep përshtypje se po ofendoj, kjo është për shkak se nuk dua të humbë kohë duka ua sillë rrotull. Kështu as unë dhe as ju nuk humbim kohë të kuptohemi ku i kemi pozicionet. Sa i përket fjalëve të shfrytëzuara në fjali, ato gjithë në fjalorin shqip kanë një vlerë, përndryshe do ta kishim një fjalorë të shqipes me fjalë të kategorizuara. 
  • Disa nga politikuajt shqiptarë po ua mbajnë fort qiriun oborrit mbretërorë.
  • Nga kjo që thash, dua të u përkujtoj se truri është vetëm mjet ku mëndja bën shënimet për nevoja të veta.
  • Qëllimi i investimit në dituri është mu në vlerën e të kuptuarit dhe në përfitimet nga kjo gamë e të kuptuarit pozitiv, pra të diturit është vetëm mjet në gjithë këtë proces të zënies së të kuptuarit dhe të aplikuarit.
  • Qëllimi parësorë i të mësuarit nuk është të dish, por të kuptosh dhe të aplikosh atë që ke kuptuar.
  • Kuptimi i jetës nuk është të jetojmë përgjithmonë e as të bëjmë diç që jeton përgjithmonë (meqë nuk ka më shumë se Një përgjithmonë), por kuptimi i jetës është të shpëtojmë prapanicën tonë.
  • Malli për atdhe është gjysmë i rrenë nëse nuk ke mall edhe për atdhetarët.
  • Sonte paturpshëm më ka buzëqeshur zemra kur mendova mbi natën e Kadrit. Kjo natë aq me vlerë, kurse aq e lirë për ta blerë këtë vit. Sa pak kohë i ka mbetur t’i rrimë afër.
    Ky mendim i paturpshëm i cili i buzëqeshi një nate të shkurtë me aq shumë vlerë përkundër një nate të gjatë dimri me po të njëjtën vlerë, kishte dhe një të mirë. Ky mendim i hapi zemrën buzëqeshur ditëve të gjata të Ramazanit, duke u thënë “mirë se vini” me një thesar që blihet aq lirë.
  • Kur shkruan një artikull të mirë me shumë mund i cili në fund sjell ca vlera për lexuesit dhe studiuesit e çështjes që trajton të shahet nëna me të madhe, me apo pa intensitet. Hee n… ja ç… shumë i mençur. Hee n…. ja ç… paska punuar e paska shkruar mirë. Etj…
    Në anën tjetër nëse shkruan një fjali për të vjellë që buzët s’të shërohen me javë nga gërdia, megjithatë ajo të bën të qeshesh e çaraveshesh për ca sekonda thonë: “I lumtë, ja paska qëlluar.” (kllup) Llajk.

kush je ti te kritikosh

  • Më turbullohen zorrët kur më përsëriten fjalët: “Perëndimorët s’ta hanë hakun.” Po mua spo më rrjepet lëkura po nga këta?!! Çmenduri!
  • Interesant! E kisha parasysh e më humbi. Çmenduri, më humbi. Kisha një synim, apo jam ngatërruar! Sidoqoft, ska dert s’është gjë një synim.
  • S’di pse po e mundoj veten me këtë/o synim/e. Shumicën që njoh nuk ka menduar asnjëherë rreth tyre e lere më të përcaktojë të tilla. Çudi!!!
  • Sikur rinia të merrte kohë të studionte shkencë sa merr kohë për të hulumtuar rrugët e argëtimit do të ishte shumë më e zgjuar se që është.
  • Rinia ynë duhet më shumë të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për të arritur vlera dhe më pak në gjetjen e mënyrave për argëtim.
  • Durimi është drita e të gjitha të mirave. Vetëm përmes durimit mund të arrihet në zgjedhje të cilën e realizojmë me veprim konkret.
  • Përmbi fe kam atdhe. Kam atdhe e kam vatan e ka emrin Vatikan. Kuku çka u bo bre?!!
  • Periudha e të kërkuarit punë është sikur periudha e ndërtimit të shtëpisë. Secili që kalon ofron ide pavarësisht se kupton çështjen apo jo.
  • Ndihmoni të dashurit tuaj të vlerësojnë drejtimet e studimit në mënyrë që të bëjnë një kombinim optimal të asaj që duan-dinë-munden-kërkohet
  • Ju mashtroheni nëse nuk e llogarisni fjalë të urtë atë fjalë që ma thoni për të më përmirësuar mua të shkretin.
  • I pa besi nuk ka bisht që të dallohet nga ti, nëse sje i tillë.
  • S’ka t’keqe t’shfrytëzuarit e mendjes. Nëse mjeku shfrytëzon mendjen për vete, atëherë le të bëj të njëjtën populli.
  • Duhet zbrazur koka nga e kota për të zënë në të vend vetëdija.
  • Në vendet tona, shumë nga kompanitë shfrytëzojnë kompjuterët për të luajtur karta, kurse internetin për të shkarkuar materiale multimediale.
  • Hapja e një faqe interneti për kompaninë tuaj nënkupton se ju keni kuptuar pak rëndësinë e t’bërit të ditur, konsumatorëve, që ju ekzistoni.
  • Trajtimi në mënyrë serioze i biznesit elektronik dhe investimi në këtë drejtim nënkupton që keni të zhvilluar model të tillë biznesi.
  • Hapja e një faqe interneti asesi nuk nënkupton që keni të zhvilluar model të biznesit i cili konkurron edhe në mjedisin elektronik.
  • S’ka versione të së vërtetës. Janë versionet e të gënjeshtrave dhe një e vërtetë.
  • Dëshira për njohje ka bërë që shumë njerëz, shpesh herë, të shkruajnë gjëra të kota për të shtuar “ata që i duan këta që shkruajnë”.
  • Shumë burra gjejnë femrat si të ndyra. Po këta ku i gjetën ato të ndyrat? Duke kërkuar ndytësi? Ata që gjykojn të tjerët, janë të tillë.
  • Shkatërrimi i shoqërisë fillon me çështje të vogla, vazhdon me normalizimin e tyre e përfundon me rritjen e tyre. Një prej tyre është morali.
  • Unë e ti po dimë, por dije spo kemi, se.
  • Tungjatjeta zotëri internet. Të faleminderit për thëniet që i mbanë, ku po i gjej po i marr dhe po i shkruaj si të jenë të mijat. Unë po di.
  • Ndalo së betuari të lutem. Më binde, jam duke të besuar, se po gënjenë.
  • Mos fito e- vidh para për ‘i shfrytëzuar derisa je ministër, por i le për më pas. Kështu dukesh edhe i drejt dhe faqebardh.
  • Ma mir e kisha ble 1 kali se me ngu tu fol e tum kallxu kopalla.
  • Po thot: “Mos u idhno se sjam tut sha, ama ti sdi mi lidh kundrat.”
  • Profesori: Kush se blen libren tem edhe s’mi bon ritvit (retweet) fjalt e mia, kurr provim te une sun jep.”
  • Po tha ministri “kodin e ke gabim”, sa të duash libra të C++ sjelli se nuk kan vlerë. Ministri është referencë e pa zëvendësueshme. Nëse e sheh se e ka zan veten ngusht thotë: E kisha fjalën për kodin penal! | Po ju nuk jeni ministër i drejtësisë!?
  • Festa si e tillë nën kupton rrumbullaksim të një suksesi. Absurde është se për Vit t’Ri urohet “peshku në deti e fërterja në zjarm”
  • Takova një kope delesh dhe nuk dija si t’i përshëndetja. Hmm, madje edhe nëse u them TUNG i bëj të ndjehen njerëz. Këto sjan njerëz, dele.
  • Çaç ma, edhe mue vesht pom dhomin tu fol vetë.
  • Islami është dritë shumë e fortë. Atyre të cilët e shohin nga terri u dhëmbin sytë, për atë dhe nuk ia dinë vlerën.
  • Kam hulumtuar “rrymen e mencur” per 1 vit. Mendova te shoh nese mund te aplikohet tek ne. Mu kujtua se s’kemi rrym fare per ta bere t’mencur.
  • Nderlidhja e kompanive permes proceseve te tekologjise se automatizuar informative eshte me shume se moterzim, eshte lidhje siameze.
  • Sa do qe te jete e rrezikshme nderlidhja moderne e kompanive partnere, kjo lloj lidhje eshte e patjetersueshme per te qene konkuret i denje
  • Jeta eshte sprove ne njohjen e Zotit. Njeriu eshte i lir ne njohje. Zoti kerkon veprime pozitive si pjese e kesaj njohje. Mbrojtja e moralit eshte nje nga keto veprime. Nese ky veperim realizohet brenda rregullave, atehere eshte i drejte.
  • Shteti nuk injoron shkeljet, por i zen dhe i “shpordh”. Kosova nuk injoroi dhunen per te fituar lirine. Kjo eshte absurde. (duke kundërshtuar injorimin e pederëve në Kosovë)
  • Drejtuar Vlora Çitakut:  Vlora Çitaku per ceshtjen per te cilen ti je duke komentuar, e cila njoll moralin e nje kombi, liria jote as nuk fillon ku fillon liria ime. (për çështjen e pederëve në Kosovë)
  • Drejtuar Vlora Çitakut:  Vlora Çitaku patjeter më duhet të ta mësoj një çështje: Rrugëtimi drejt Evropës nuk realizohet me vlera të huaja e duke kap pelen për bishti (për çështjen e pederëve në Kosovë)
  • Sigurisht që mendoj para se të shprehem, pra s’duhet t’i merrni shkrimet e mia sipërfaqsore. Faleminderit për mirkuptim, të nderuar lexues.
  • Drejtuar Vlora Çitakut:  Vlora Çitaku [18+tweet] s’eshte e cuditshme qe kjo teme trajtohet me aq seriozitet e perkushtim. Sna ka mbet tjeter vetem te ci..mi n’bith (për çështjen e pederëve në Kosovë)
  • Shteti kerkon qasje standarde moderne te kompanive ne nje kohe qe as nuk ka plane per nxitje te nje teknologjie te standardizuar ne biznes. (fjala për shtetet shqiptare)
  • Po n’koft këngëtar! E çka? A mos ka ba diçka me rëndësi a? E ka mush xhepin e vet e naj ka shurdhu … .
  • Ne duam të e kapim Europën dhe Amerikën për bishti, kurse modernizmin dhe demokracinë të e hamë me pirun.
  • Disave mos u thuaj: “Vë gishtin në kokë dhe mendo.”, sepse do u humbas gishti në zbraztirën e kokës.
  • Amerikës i ka met veç prapanica pa ju zbulu. S’shpejti ka me ja zbulu 1 prej “patriotave” e me ja puth prej gzimi e me hy n’histori
  • JahaAga është mësuar në dasma të duartroketë lidhje e pa lidhje. Oj lulje moj me limana si u zgjodhe ti sheficë na u kajt nana.
  • Kur edhe lloj-lloj tallalla personi llogaritet për personalitet, atëherë ja kam _i nonën edukatës e shkencës së kombit.
  • 100yearsAlbania e çka? Para se po e përsërisni këtë a po e pyesni veten: Çfar kam bërë unë për kombin tim?
  • Të nderuar shqiptarë më duhet të ju dëshpëroj me lajmin: Ne s’jemi zbulues të thash e themeve e as kampion në përdorimin e tyre.
  • Për shumicën e racistëve (edhe për atashqiptarë) Barak Obama është “color exception”.
  • Jam krenar që kam komb, ja kam ndu rrotat edhe për nder të 100 vjetorit e shkoqa tu e shetit nëpër restorane.
  • Më shpejt i zë, i lidhi, e i trajnoj 100 pela të egra se një numër të madh të përdoruesve shqiptar të Facebook-ut.
  • Sipas të dhënave sekrete ShBA-të kan planë të sulmojnë uraganin “SANDY” dhe të i marrin vajin dhe naftën
  • Çka bre?!! Bash po thu a?!! – Asniher spakëm ni me than: “Mi kan vjedh librat”, ose “Mi kishin lexu librat msheft.”
  • Eja o trim, eja. Mos u friko!
  • Twitter shumë vend i mirë për ata që duan të tejkalojmë pubertetin me pallavrat e tyre, por mua më shkojnë në nerva gjithë ato cicërima.
  • Mos u merr me debate të bazuara në emocione për të shkelur argumentet sepse kjo s’ha barë as në ahur.
  • Unë se di si shkon puna këtu në Mars, por tek ne n’Tokë viti akademik fillonte në tetorë. Deri kur kështu thirrje n’dije?! Bolla ma! (mediat kosovare rekalmojnë mundësinë e regjistrimit në universitete në mes të nëntorit.)
  • Master unë, Master ti, në pun asnjani (mos me kon në parti).
  • Këto të LDK-së së Kosovës me foton e Rugovës më kujtojnë fundin e viteve të 80ta kur gjithka shihja foton e Titos.
  • Implementimi i strategjisë së përdorimit të kartelave bankare dhe lejimi i “rrasjes” në borxh bankar i groposi thellë punonjësit në Maqedoni.
  • Kamata është indikatorë i mirë i cili të tregon se nuk i ke kushtet për atë që dëshiron të e blesh.
  • (për edukimin në Kosovë) Nëse njëhsojmë diturinë me diplomat dhe themi se është qendra e diplomave, atëherë del të jetë qendër e diplurisë.
  • Sha o dashnia? A hahet? A ka GPS e sa gb RAM? Sa kushton? A mun e blej online a ne pazar? Mos thuj se ka verzion shqip se um kall.
  • A po ta merr mendja se je ma i meçëm kur po thu: “Çe erdhën budallt”?
  • Oj pelë, a spot kujtohet se si i tha: “Po del si mazi para pele.”?
  • (drejtuar kah Meliza Haradinaj) …nuk është gjë e re kjo qasje. Përditshmëri janë urdhërat ndaj shqiptarëve muslimanëve që të shkojnë në Arabi.
  • Ka po i shoh fotot po tham: “O Llojan eja të çafi pak, veç ruju mosum ban viran.”
  • O bir, kujdes se shumë shpeshë pom del si mazi para pele. Fillimisht lexo e mëso, pastaj folë para bote. Kastravec!
  • Bo e xhet kto rrjetet shoqërore, po zbulohen talentët e pa zbuluar, madje dijetarë me renome. Mo bre!
  • Po më ngulfasin zhgënjimet! Frymën ma zunë!
  • Qofsha diç tjatër veç se jam shqipëtar nuk do të thotë se jam më pak shqipëtar. Unë jam ekonomist. Si thua jam shqiptar?!! (nga prespektiva e të qenit musliman)
  • Jemi ngopur me përgojime rreth asaj se çfar po ndodhë. Ajo që na duhet janë zgjidhjet për këto probleme që i marrim nëpër gojë.
  • Në qoftë se është e vërtetë ajo që thua, atëherë më thuaj: A nuk i rritën këta trimat e luftës sonë të fundit nënat tona me shamija ?!!
  • Burri dhe gruaja asnjëherë nuk mund të jenë të barabartë, por mund të kenë disa tër drejta të njëjta për karakteristikat e përbashkëta (fillimisht shkruar në anglisht: Man and woman can never be equal, but they can have same rights for their common characteristics.)
  • Çfarë duhet të bëhet që femrat dhe meshkujt të bëhen të barabartë? Të gjithë të operohen- meshkuj, femra, apo hermafroditë artificialë?!!
  • Gjinitë duhet përcaktuar mirë të drejtat e tyre, privilegjet dhe detyrat e tyre në bazë të aftësive dhe fiziologjisë së tyre. Kjo është =
  • Një mashkull plus një femër asnjëherë nuk bëjnë dy meshkuj ose dy femra, por një mashkull dhe një femër.
  • Këtë herë desha të u përkujtojë se është më mirë të njihen krijesat sipas llojit dhe vyrtyteve të tyre…
  • Pra, ajo na ishte pelë, madje pelë e mirë. Na ishte për tu mbajtur mend ngordhja e saj…
  • Ne kur të vdesim bëhemi më të mirë se kur jemi të gjallë sepse nuk jemi këtu për të vahzduar me kopallat e mëparshme! Kështu është mirë.
  • Kurbetçiu, i huaj në mëmëdhe, i huaj në babëdhe. I mjeri unë kurbetçi!?!!
  • O të mjerë mos i ikni identitetit tuaj që keni sepse të tjerët sju duan të i fusni hundët në identitetin e tyre. Ata/këta të huaj s’na duan!
  • Sekreti im është: Jam betuar të bashkohem me vlerat e mira gjithmonë në jetën time. – Si t’i gjejë ato në shoqërinë tonë!!
  • Na i than: O kali i zi! Cila nga këto fjalë sjellë ndjenjën e poshtrimit: kali apo i zi?
  • Heej! A po shikojm për neve, apo po luajm për bastore!!!?
  • Rrjetet shoqërore nuk na sjellin dobi nëse ne nuk e nxjerrim dobinë nga ato, nëse ne nuk komunikojnë në mënyrën e duhur me ato.
  • Sot bujqit fituan meqë iu pagua qumshti i shitur muajin e kaluar. 40% e shitjeve u pagua me djathë. – Dardhaxhiu bleu dardha.
  • Unë nuk jam Zot të t’i kumuloj veprat dhe qëllimet tua, e pastaj të të gjykoj. Unë të gjykoj me të parën vepër, andaj ke kujdesë me veten!
  • Ruajini fjalët tuaja të mos dalin të lehta nga gojat tuaja meqë herët ose vonë ato do të jenë prangat tuaja. Më qartë: Fjalët tuaja sapo të dalin nga goja janë prangat tuaja. Ato do t’i shfrytëzoj unë atë ditë kur ju do të krenoheni para meje!
  • Ndalo! Mos hyn në këtë det sepse aninë nuk e ke të përgatitur për këtu!!!
  • Pushtetet deformojnë shtetet, emrat dhe kuptimet dhe po këto pushtete kan shformësuar Shqipërinë pas çdo lëkundje.
  • Aq shumë flitet sa që, jo që i dëgjojmë të tjerët, nuk e dëgjojmë as veten tonë!!!
  • Rritja ekonomike s’bëhet përmes pallavrave, por përmes shtytjes/frymëzimit politik që nuk ka asgjë të përbashkët me korrupsion e nepotizëm!
  • Rritja e konsumit sinjalizon paraqitjen e grupeve të konsumatorëve me nevoja specifike që shpie drejt paraqitjes së bizneseve specifike…
  • Detajizimi i problemeve ekonomike dhe grupizimi i tyre varet nga zhvillimi i përgjithshëm dhe rritja e konsumit të përgjithshëm.
  • Prapavia e çdo lufte, nëse studiohet në detajin e fundit, është çështja e dominancës ekonomike e cila shpie drejt dominancës politike.
  • Vërtetë çështjet ekonomike trajtohen në hapsirë kohore, megjithatë teknikat ekonomik janë të pa përcaktuara në dimension të tillë!!
  • Analistët shqiptarë (me bollëk) po merren më shumë me anal-e se me probleme & zgjidhje. Analiza për qejf të analeve! – do të thoshte populli
  • Duhet të deponojmë synimet tona që të mund të jemi në gjendje të shohim çfarë personaliteti jemi, dhe të mund të ndryshojmë në të mirë nëse dëshirojmë. (fillimisht shkruar në anglisht: We need to warehouse our sins in order to be able to see what kind of personality we are, and to be able to chenge for better if we will so.)
  • Jeta jonë është një model i cili ndryshon. Ka nevojë për fuqi të arsyes në mënyrë që të ndryshojmë modelin në tërësi. Njeriut i duhet ndihmë. (fillimisht shkruar në anglisht: Our life is a model which chages on the lifetime. There is a need for power of sense in order to change the whole model. The one needs help!)
  • Sipas analizave moderne del se Maqedonia është grip i cili në një të ardhme jo shumë të largët do të kalojë.
  • Sa më shumë po mendoj se rinia shqiptare po vetëdijësohet duke ecur drejt diskutimeve me argumente, aq më shumë po zhgënjehem nga boshllëku i mijëra teksteve. Keq.
  • Po kërkoj punëtor. Ata më sjellin dembelë. Po kërkoj dembelë. Ata më sjellin idiotë. Po kërkoj idiotë. Ata më sjellin politikanë. …
  • Ata qe sdin te shohin me larg se hunda, dite e me shume po shtiren si te ditur dhe po shtojn presionin mbi te tjeret.
  • Sa isha i ri dëgjoja:Një njeri kishte thënë n’mëngjes një gënjeshtër dhe n’mbrëmje e kishte besuar të vërtetë meqë ishte ndryshuar aq shumë. Tani sapo shtyp “Enter” mund të e besosh gënjeshtrën!!
  • Na rroftë bashkim vllazërimi. Na rroftë Boro-Ramizi. Na rrofshin serbët, bashkë qytetarët tonë. Na rrofshin të gjithë që nuk na duan sepse pa ata do të dukeshim si majmunë.
  • Ma mir e kishna ble 1 kali se me e ngu tu fol e tum kallxu kopalla. Po thot: “Mos u idhno se sjam tut sha, ama ti sdi mi lidh kundrat.”
  • Më turbullohen zorrët kur më përsëriten fjalët: “Perëndimorët s’ta hanë hakun.” Po mua spo më rrjepet lëkura po nga këta?!! Çmenduri!
  • Jam duke shkruar një punim kërkimor mbi “rrymën e mençur” dhe dua të e përkthej në shqip. Por si të e përkthej në një kohë kur s’kemi rrymë?
  • Derisa Ballkani përpilon strategji të cilat do të stabilizonin problemet me rrymën, perëndimi përpilon projekte për rrymë të mençur. !!!
  • Ne lidhje me shpalljen e meparshme: Nese nota eshte me e madhe atehere une paguaj me shume. Fundi fundit ska dert per dije, por per diplome.
  • Shpalljen e meparshme e shpalli te pa vlere dhe bej shpallje te re qe eshte shpallje me vlere: Hyres ne disa provime. Cmimi sipas dijes!
  • Ej, pse bre thu: “Çka po bohesh se po di?”?. Po kshyrmi veç punt, e rahatohu. Ty tka kalu koha. S’po tham se s’di. Po tham: je i tkalumes.
  • Tash i kam punt ngusht. Shpall konkurs: Kerkoj hyrs ne provim per mua me pages. Cmimi sipas marreveshjes!
  • Sot zyrtarisht u bëjmë ftesë shteteve shqipare që në listën e dekorimeve të fusin dhe titullin “Hero i Vitit të Ri”, meqë kemi të rënë dëshmorë dhe të plagosur në këtë ngjarje historike kombtare. Pra, na rrofshi heronjt e Vitit të Ri.
  • Shtohen kopjuesit e punimeve e pakësohen lexuesit e artikujve. Profesorët veç lojës me karta s’kanë mësuar asgjë në PC 10 vitet e fundit.
  • … Po te ishte mundësia te ringjalleshin dhe te rivareshin.
  • Se di çka Evropa se s’na len rehat e do me na marr n’gji. Do me na gulfat apo ushqye? Sidoqoftë, ne s’duam. Pra, PRO vjedhjes së votave!!
  • Nëse me të vërtetë je sinqerisht i shqetësuar mbi privatësinë në internet, atëherë jeto si baba.
  • Te dajët kam pas rujt herë-herë dele si fëmij dhe deles së zezë asnjëherë si kemi thënë e bardhë.
  • Kur gjaku bëhet vetëm ngjyrë, atëherë si ti thuhet ngjyrës?!!
  • 1 Javë n’Maqedoni e sytë akoma s’u kanë çelë. Mua m’prishi projekti, gratë mi prishën dasmat e fëmija mi prishën mizat-mushkonjat. vaj medet. Megjithatë, kam vendos 2 muaj me ndenjtë. Ja mua ja bashkë fshatarët kanë me na lënë mendtë. Ja plasë, ja pot plasi.
  • … me keni befasuar me këtë lajm, si është e mundur që politikuajt tonë të dinë më shumë se sa të korruptojnë!!
  • Ka ardh koha si ktyne here, më shumë po duhen shokët në facebuk se sa familja! Ska nevoj me naj- ose me jau çel gojën, ashtu-ashtu n’ket dunja veç shkruhet me tastierë. Folni more o të mjerë me mu e mes veti se i huji sbohet i joti e as unë i joti. Unë jam me të mit. He dalshin fare kush ik e kthen kryt anësh!
  • Nëse vetëm ne jemi në të njëjtën dhomë dhe ti mendon se njëri nga ne është budallai, atëherë unë them që unë nuk jam ai. Prandaj, mos mendo aspak rreth kësaj. (origjinal shkruar në anglisht: If only we are on the same room and you think one of us is stupid, than I say it’s not me. Therefor, don’t think about that at all!!)
  • Jo se spo di shka me bo, po puna asht se me bo shka po di po bohet pun e madhe.

Po këto i keni lexuar?