Fjalët kyçe (keywords): funksioni dhe rëndësia

Autor: Skender Mustafi
MSc. BIS
BSc. BA: Mar & Men

Keywords, që në shqip në përkthim të drejtpërdrejtë njihen si ‘fjalët kyçe’ janë pjesa më e rëndësishme e ueb faqes suaj. Drejtpërdrejtë, nuk kanë të bëjnë asgjë me ueb faqen. Me rritjen e numrit të ueb faqeve në internet rritet dhe rëndësia e fjalëve kyçe. Ju mund të ndërtoni një faqe profesionale, shumë të bukur dhe pa asnjë gabim në kodim, por ajo do të mbetet e mangët përballë faqeve të konkurrentëve. Paraqitja e një faqeje të tillë do të jetë e dobët nëpër motorët e kërkimit nëse mungojnë fjalët kyçe të përzgjedhura në mënyrë të planifikuar dhe të realizuara në mënyrë profesionale.

Fjalët kyçe janë pjesa kryesore dhe më e rëndësishme për të arritur një nivel të lartë në optimizimin e ueb faqes për motorët e kërkimit (SEO –Search Engine Optimisation). Për më shumë, optimizimi për motorët e kërkimit është procesi i rritjes kualitative dhe kuantitative të trafikut të ueb faqes përmes motorëve të kërkimit. Një SEO i mire rritë dukshmërinë e ueb faqes tek përdoruesit e internetit duke e rritur nivelin e paraqitjes së sajë gjatë kërkimeve.

Kur ne kërkojmë nëpër motorët e kërkimit si Gjirafa, Google, Bing, Ask etj., shfrytëzojmë fjalë të vetme ose kombinim prej dy ose tri fjalëve. Shembull i tillë mund të jetë ‘marketing’, ‘ueb dizajn’, ose ‘çmimet për hosting’. Këto janë fjalë të cilat për ne paraqesin rezultatet më të kënaqshme ku në të shumtën e rasteve ne plotësojmë nevojat tona përmes pesë ose dhjetë rezultateve të para gjatë kërkimit në Google. Për të arritur këtë Google ka analizuar mbi 200 milionë ueb faqe të cilat plotësojnë njëra tjetrën ose nuk kanë të bëjnë fare me njëra tjetrën. Një përzgjedhje e tillë nuk është e rastësishme, por e bazuar në paraqitjen e ueb faqeve.

SEO shqip
SEO shqip

Ky është momenti kur në veprim vijnë fjalët kyçe, ku pa ato faqja juaj është një nga 1.5 miliardë ueb faqe nga të cilat dhjetëra e madje qindra kanë përmbajtje të ngjashme. Organizimi dhe menaxhimi profesional i fjalëve kyç e bënë që faqja juaj të dallojë nga të tjerat dhe të paraqitet lartë në listën e rezultateve të kërkimit në Google.

Organizimi i fjalëve kyçe duhet bërë në mënyrë të planifikuar, bazuar në analiza të rezultateve të mjeteve profesionale për SEO. Secila faqe, secila nyje dhe secili postim i ueb faqes suaj duhet pasur fjalë kyçe. Ueb faqja është një rrjetë në vete e cila kërkon rregullim të tërësishëm në mënyrë që Google të e njohë si faqe serioze dhe të denjë për ta paraqitur në listë.

Çdo joseriozitet në organizimin e nyjave, shkrimeve dhe fjalëve kyçe në faqe ndikon negativisht në imazhin e ueb faqes suaj kundrejt motorëve të kërkimit dhe në këtë mënyrë ulet dhe niveli i vlerësimit të sajë. Shembull i tillë është ndryshimi i nyjave të shkrimeve, ndryshimi i fjalëve kyçe, fshirja e shkrimeve, e të tjerë. Andaj, keni kujdes gjatë zhvillimit dhe mirëmbajtjes së ueb faqes suaj. Madje, nëse e keni profesionale ose të biznesit, angazhoni profesionistë në realizimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?