flakadan

lulja vyshket në porcelan shpirti
nuk qan për sy
është nën sytë e dhembjes

merimangat ndërtojnë rrjetë
zemra
ndrydhet për një pik lot
një hije rrugës bëhet zonë luftimi

pasqyra më del para për ta parë lotin
kur shpirti s’duron dot

rruga duket sikur ka marr fund
çapi çapin e ndjek në çdo kohë
troku i tapës
ndjell fjalë neuroneve
dhe shpirti
digjet në ty
flakadan

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment