Gjermania hedh 11 milion ton ushqim në vit

0

Autor: Skender Mustafi

ushqim

Gjermania  së fundi shihet si shtet i cili gjendet në një situatë të pa lakmueshme ekonomike, së paku sa i përket standardit të popullsisë së vendit. Megjithatë një fakt i vetëm i lidhur me ushqimin flet ndryshe.

Ky shtet çdo vit hedh mbi 11 milion ton me vlerë prej rreth 25 miliardë €uro[1].

Gjermania ka 80’996’685 banorë[2] nga të cilët 62’740’032 janë moshës mbi 18 dhe të punësuar. Secili nga këta persona hedh mesatarisht rreth 175 kilogram ushqim në vit që do të thotë 480 gram në ditë.

Duke marrë parasysh analizën e bërë, ushqimi i hedhur është i të gjitha llojeve si pemët, perimet, mish, peshk e të tjerë, le të kuptohet që me këtë ushqim, duke lënë anash “hedhurinat e vërteta” do të mund të ushqeheshin rreth 7 milion banorë.

Referencat

1. Verbraucherzentrale Nordrhein-Westfalen e.V, 2014, Lebensmittel: Zwischen Wertschätzung und Verschwendung, Së fundi vizituar më 25 Mars 2015 tek: http://www.vz-nrw.de/lebensmittelverschwendung
2. cia.gov 2015, The World Factbook: Germany, Së fundi vizituar më 25 Mars 2015 tek: https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/gm.html

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë
Artikulli tjetërITIL
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *