Gjuha Shqipe

Autor: Shaban Cakolli

Gjuha shqipe, gjuhë nëne
gjuhë zemre, gjuhë kombi
më e mira, më e ëmbëla. më e dëlira
më e shtrenjëta e dhuntive
që dhuratë na e dha Zoti

Me ty jam si pëllumb i lirë
më mësove të flas e shkruaj
je qëndresa më e mirë
më mbanë larg këmbës së huaj.

Me ty ndihem në mes atdheut
ku jetoj nuk ka rëndësi
në gjuhë të Terezës e Skënderbeut
shqip unë flas me njerëz të mijë.

Ujit, shqip ku i thonë ujë
bukës, shqip ku i thonë bukë
janë tërbuar shumë armiq
këto fjalë të ëmbla me na i zhdukë

Gjuha Shqipe është vet jeta

mbi te është veç Përendia
kush se mbronë, po e ndërron me tjera
S´din çë´shtë gjuha, kombi as fëmija.

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment