Gomari dhe ujku

Një herë ujku shkoi në lëndinë dhe gjeti një gomar duke kullotur. Iu afrua gomarit dhe deshi t’i sulej e ta hajë.
Gomari e ndjeu rrezikun dhe e luti ujkun.

  • Aman, – i tha ujkut, – mos më ha, se unë di ku ka mish shumë më të mirë. Unë di një vend ku një tufë delesh të majme  kullosin dhe mund të të shpie atje që të hash e të ngopesh mish.
  • Ujku u mendua shpejt. Goja i rrodhi lëng për mish deleje dhe i tha:
  • Mirë pra, më dërgo. Ulu që të hip në shpinë se jam lodhur shumë gjer sa kam ardhur tek ti.

Gomari u ul dhe ujku u ngjit mbi shpinë si zotëri. Kështu, u nisën ngadalë drejtë tufës së deleve. Gomari eci ngadalë arave e lëndinave dhe arriti në fshat. U ofruan aq shumë sa qentë e fshatit e vunë re ujkun dhe filluan të lehin e e morën vrapin drejt ujkut.

Ujku e ndjeu rrezikun, kërceu nga shpina e gomarit dhe ja mbathi me vrap drejt pyllit. Kur arriti dhe pa se i kishte ikur rrezikut u ndal, mori fryme e tha me vete:

  • Babai në këmbë më ka ecur, edhe gjyshi në këmbë gjithashtu. Po mua ç’mu desh t’i hipi gomarit në shpinë?

Përrallë popullore shqiptare

Po këto i keni lexuar?