Google + Twitter: ndërlidhje e patjetërsueshme për cicëruesit

0

Autor: Skender Mustafi

Google + bëri bum, së paku në diskutime, vlerësime, blogje e të tjera. Të gjithë vlerësuesit po flasin për një lehtësi për përdorim dhe për një sukses të sigurt në të ardhmen. Personalisht më pëlqen, por meqë thuajse nuk kam kujt të i cicëroj tek Google+ atëherë edhe nuk e përdor aq.

Një nevojë për të përdorur të dy kanalet, së paku për të përcjellur cicëruesit e pëlqyer, nga Google+ dhe Twitter,  në një vend e gjeta tek shtesa Google+Twitt (shkarko) që mund të shtohet tek Firefox, Internet Explorer dhe Google Chrome.

Sa i përket shijes sime kjo shtesë e bën platformën Twitter më tërheqëse përmes shfaqjes tek Google+ sepse thjeshtë tërheqja e të gjitha funksioneve është më e pastër dhe më atraktive.

Ja një shkëputje nga Google+ që unë përdor.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *