fjalaime.ch
hell në ndërkohë - Fjalaime!
lumbardhat duke shëtitur dëfrehen mbi kaltërsinë e syve tu origan me sytë e mi të pleksur bashkë me shpirtin e vrenjtur ndaj jetës së llastuar llastore në mua vaji i parë puthitet me tymin e zi të duhanit ar-mik dashuria mbetet memorandum në vete në mes të taketukes përplot shpuzë në ndërkohë lumenjtë rrjedhin në përkushtim të heshtjes shpirtërore © Skender Mustafi
Skender Mustafi