Hoxhën do ta djegim të parin

0

Autor: Skender Mustafi

small1Ju paralajmëroj se nuk është gjë e tmerrshme nëse flitet për diçka me zë pak më të lartë. Gjithashtu edhe nëse i djegim hoxhallarët të parët në rast tollovie s’ka gjë të keqe.

Ndoshta ju vije era keqe pak, por kini respekt se edhe ata janë njerëz. Si gjithë sferat e jetës edhe syri është modernizuar. Bile syri na e solli edhe këtu modernizmin kurse fytyra sa një hektar na e zhvilloi për një shkallë më lart se modernistët e vërtete. Në anën tjetër jemi bërë për të qarë hallin njëri tjetrit. Këto skena më ngjallin ‘Lulin e vocërr’ dhe ‘Poema e mjerimit’ me del komplet përpara vetëm që ka ngjyra moderne. Jemi rrethuar me varfëri, kah do i endim sytë shohim të rinj / të reja me pantallona të shqyera , me gjokset të zbuluar , me prapanicat të zbuluara , me bel të zbuluar e shumë mangësi të tjera , ah ç’mjerim.

Ç’varfëri shpirtërore.

Ne të tjerët që s’kemi aso ‘kushte’ e vëmë dorën në sy (dhe i hapim gishtat) që të mos e shohim këtë mjerim që del nga sofrat ose si thonë tjerët nga tavolinat tona të bukës. Sa për përkujtim të asaj ku jam unë kam blerë një thes për në kokë kam dëgjuar se ashtu nuk duket gjë. Ah ky mjerim bashkë me modernizmin ngadalë na i merr ‘njerëzit më të mirë’, dhembje e madhe.

Ngushëllime.

Si zakonisht në shenjë nderi, nëse edhe është nderë i ‘mjaftueshëm’ ky, ju mbajmë fjalime të mjerëve që vdiqën nga mjerimi. Kur vdesin të gjithë janë të mirë. Por siç kemi varrosur gjer më tani varrosim edhe më tej. Hoxha ua këndon fjalët e fundit. Takimi i fundit mori fund. Iku një pjesë e modernizmit. Me të mbuluar me dhe të mjerët të mjerin e vdekur nga mjerimi as që presin të vërtetohen se vërtetë ka vdekur ja vendojë ‘bllap’ një pllakë përkujtimore te këmbët dhe një mbi kokë. “Si e ki ba e gjetsh”, thotë populli. E pa paramendueshme se sa shpejtë largohen ‘të dashurit’ nga varri. Sapo të mendosh se tash modernizmi mund të kishte rënë në krizë me vdekjen e këtij të mjeri vjen në përfundim se ke gabuar meqë e sheh se modernizmin e ka në varreza. Ju po çuditeni? Me t’u larguar nga varri e me të dalë në rrugë harron se kë e ke varrosur dhe kush ishte ai. Me të kthyer kokën kah varret do të përfitosh përshtypjen se ke varrosur një dëshmor/e. Gjitha varret janë mbushur përplot përkujtimore.

‘Na ishin njëherë disa njerëz për t’u përkujtuar’. Modernizëm. Njeriu nuk ka bërë asgjë as për shtëpinë e vetë e le më për rrethin e gjerë dhe në kokë mban përkujtimore thuajse gjenerata do ta kërkojnë varrin e tij. Dhe kështu mbetesh fascinuar nga bukuria e pllakave, por përnjëherë at fascinim ta shkatërron një mendim i tmerrshëm. Siç duket për të mjerin ishte vendi i fundit në varreza bashkë me dy pllakat dhe muret e fundit për të, rreth tij.

Dhe do të mendosh :’E unë ku?’. Mos ki dert ‘bre njeri’ se modernizmi i ka menduar këto gjëra dhe fundja nuk je vetëm që mendon për këtë që të frikon. Edhe unë mendoj se a dot ket vend edhe për mua në varreza, apo duhet edhe unë i vdekur të bëhem ‘modernist’? Modernizmi ‘i ka menduar furrat’ dhe të pjekin sa ora. Meqë jemi ‘musliman’ dhe ‘modernistë’ në krye me hoxhën sigurisht se ato do t’i instalojmë afër xhamive sepse këtë meritë dhe nderë e ka hoxha për parullat pro moderniste ose heshtjen për një ose arsye tjetër.

Po të flasim sinqerisht nuk është edhe e keqe kjo pjekja sepse nuk i mundon të gjallët. Sidoqoftë edhe unë frikohem se mos po me vije nxehtë kjo punë. E kam një ide. Këtë do ta provojë hoxha që në tubime e merr fjalën i pari dhe lëshon i fundit.

Ngushëllime.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakmbi jetë
Artikulli tjetërProfeti jonë i dashur mbi Ramazanin
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *