HTML5: Shfletuesi (shkarko falas)

0

Autor: Skender Mustafi

prezantimMeqë shumica nuk duan të lexojnë, por të kenë produktin në dorë, do të shkruaj pak në këtë artikull. Kjo që do të shkruaj është me rëndësi si për fillestarët në HTML dhe CSS si për profesionistët në mënyrë që të kuptojnë si e kam realizuar kodimin që të mund më lehtë e sa më shpejtë të e përpunojnë dhe të e përshtatin për nevojat e tyre.

E gjith puna është realizuar në HTML5 + CSS dhe pak JavaScript. E pa besueshme, pak vite më parë do të duhej që ky punim në vete të ishte i stërmbushur me JavaScript për të realizuar të gjitha këto animacione.

I gjithë HTML kodi është vendosur në një skedë që e kam emëruar shfletuesi.html e të cilin mund të e riemëroni e të e riorganizoni sipas dëshirës. Në të kam koduar 24 fletë me kode të ndryshme që të mund të shihni efektet e ndryshme, përndryshe mund të i grisni dhe me kopjimin e një faqeje të vetme të realizoni prezantimin tuaj. Me rëndësi në këtë rast janë ID e faqes së parë dhe faqes së tabelës së përmbajtjes të cilat nëse ndryshohen duhet përshtatur edhe tek JavaScript dokumenti. Dhe sigurisht që çdo faqe ka ID të veten, por që mund t’ia ndryshoni sipas dëshirës tek HTML dokumenti. Gjithashtu me rëndësi është fakti që tabela e përmbajtjes mbushet vetë me titujt e kapitujve meqë faqet e kapitujve kanë ID speciale të cilat mundësojnë ndërlidhjen me tabelën, pra kini kujdes në këtë pikë.

CSS kodin kam ndarë në dy pjesë, një pjesë, që përbën pjesën kryesore, është vendosur në një CSS dokument që kam emëruar CSSDokumenti.css dhe një pjesë kam vendosur në vetë HTML dokumenti. Një CSS dokument me disa efekte speciale kam huazuar nga programuesit në internet. Sidoqoftë, ajo që unë do të kisha bërë në këtë rast është riorganizimi i CSS kodit, duke vendosur të tërin nëpër CSS dokumente, kështu zvogëlohet HTML dokumenti dhe është më i lehtë për tu punuar. Kodin kam vendosur qëllimisht në një skedë që të mund të orientoheni më lehtë.

Tek kjo nyje mund të shfletoni prezantimin e përgatitur: HTML5 Prezantimin
Tek kjo nyje mund të shkarkoni prezantimin: HTML5 Prezantimi (189)

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakInteligjenca kompjuterike
Artikulli tjetërKoha e lirë
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *