i dashuruari në hënën

dielli i dashuruar
ndërron fustanet e hënës larushe
për ta puthur
heshtur

zvarritet zvarrë lumit të ëndrrës
me yjet miq bëhet
për t’u humbur
dashuruar në gjergjefin e kohës

dhe heshtur largohet
për të puthur përsëri
një ditë
në aurorë të virgjër
të vdekurën ëndërr
me hënën e fshehur
nën fustanin e jetës

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment