Iftari

Enes ibn Maliku kishte vite që shërbente në shtëpinë e Profetit të nderuar Muhammedit (paqja qoftë mbi të) Gjatë agjërimit, i gjithë iftari dhe syfyri i Muhammedit (paqja qoftë mbi të) ishte vetëm pak qumësht a sherbet dhe pak fruta.

Një natë, si zakonisht, Enes ibn Maliku kishte përgatitur pak qumësht për iftarin e Profetit. Mirëpo Profeti nuk erdhi për iftar. U afrua gati mesi i natës dhe ai ende nuk po vinte në shtëpi. Atëherë, Enesi u bind që Profeti kishte pranuar ftesën e shokëve të tij për të ngrënë iftar me to dhe për të ndenjur me ta. Duke menduar kështu, atë që kishte përgatitur, që mos shkonte dëm, e hëngri vetë.

Nuk zgjati shumë dhe Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) u kthye në shtëpi. Enesi pyeti dikë, që kishte qenë me Profetin se ku kishin ngrënë iftar atë natë? Ai iu përgjigj që ashtu kishin dalë disa punë dhe ende nuk kishin ngrënë iftar.

Kur mësoi këtë gjë Enesi u turpërua dhe u pendua shumë për atë që kishte bërë. Aq më tepër, që tashmë ai s’mund të përgatiste asgjë. Po priste që Profeti t’i kërkonte diçka për të ngrënë dhe t’i kërkonte të falur. Mirëpo Profeti e kuptoi se ç’kishte ndodhur dhe shkoi të flinte pa kërkuar asgjë për të ngrënë. Enesi më pas do të tregonte që deri në ditën që kishte qenë gjallë Profeti s.a.v.s. nuk ia përmendi asnjëherë atij ndodhinë e atij iftari.

Burimi: “Tregime për njerëzit e vërtetë”; Tiranë,2007

Po këto i keni lexuar?