Intervistë

0

Në këtë artikull po ju prezantojmë një përmbledhje përgjigjesh nga personalitete të ndryshme lidhur me një pyetje me peshë në jetën tonë.

Pyetja: Përse e kaloi zogu i pulës rrugën.

Përgjigjet ndërkombëtare:

Fox Mulder: Ju e patë atë me sytë tuaj duke kaluar rrugën. Sa zogj duhet kaluar rrugën për të besuar ju atë?

Put Buchanan: Që të vidhte punën e një amerikani punëtor dhe të ndershëm.

Policia e L.A. (SHBA): Na lini vetëm 5 minuta me zogun dhe do ta gjejmë ne pse-në!

Richard M. Nikson: Zogu nuk e kaloi rrugën. Po e përsëris, zogu nuk e kaloi rrugën. Unë nuk njoh ndonjë zog. Unë kurrë s’kam njohur zogj.

Ernest Hemingvej: Që të vdiste. Në shi.

Martin Luther King, JR.: Unë arrij të imagjinoj një botë ku të gjithë zogjtë do të jenë të lirë të kalojnë rrugët pa ua vënë kush në pyetje motivet.

Gjyshi: Në kohen time, ne nuk pyesnim pse e kalon zogu rrugën. Dikush na thoshte që zogu kaloi rrugën dhe aq mjaftonte për ne.

Aristoteli: Është në natyrën e zogut që të kalojë rrugën.

Karl Marksi: Ishte një paevitueshmëri historike.

Sadam Husein: Ky ishte një akt rebelimi të cilin nuk e provokuam ne.

Kapetani Xhejms Kirk: Që të shkonte trimërisht atje ku s’kishte shkelur këmbë zogu më parë.

Frojdi: Fakti që ju të gjithë jeni të preokupuar se përse zogu kaloi rrugën, tregon pasigurinë tuaj seksuale.

Ajnshtajni: A e kaloi zogu rrugën, apo rruga lëvizi nën zogun?

Bill Klinton: Unë nuk e kalova rrugën me “atë” zog (zoçkë)!

Buda: Të bërit e kësaj pyetje shmang natyrën tuaj pulësore.

Luis Frankhan: Rruga që shihni respekton njeriun e zi. Zogu ‘kaloi njeriun e zi me qëllim të e nënçmojë dhe të e mbaj nën atë.

John Locke: Sepse ai ushtronte të drejtën e tij natyrore për liri.

Albert Camus: Nuk është me rëndësi, veprimet e zogjve nuk kanë kuptim përveç për ato.

Fox Mulder: Ishte konspiracion qeveritar.

The Sphinx: Ti më thuaj mua.

Emily Dickenson: Sepse nuk mund të e ndalte vdekjen.

Joseph Stalin: Nuk më intereson. Kape. Me duhen vezët për të bërë omlet.

Darvini: Ishte hapi logjik i radhës pas zbritjes nga druri.

Immanuel Kant: Zogu, duke qenë një qenie autonome, zgjodhi të kalonte rrugën me dëshirën e tij të lirë.

Colonel Sanders: Më shpëtoi ndonjë?

Plato: Për një të mirë më të madhe.

O.J.: Unë nuk e bëra. Unë po luaja golf me të në atë kohë.

Georg W. Bush: Ky është një regjim që ka diçka për të fshehur nga qytetarët. E di se zogjt dhe njerëzit mund të bashk jetojnë së bashku.

Përgjigjet lokale:

Albin Kurti: Ishte akt i patjetërsueshëm për të vetëdijesuar elitën politike të Kosovës

Berisha: Zogun e ekzekutuan grupet terroriste me uniformë.

Nëna Tereza : Tani jam e lumtur që zogu e kaloi rrugën. Së fundi.

Bujar Bukoshi: Disa zogj i kam përdorur për çlirimin e vendit. Disa i kam në klloçkë. S’ka kaluar asnjë zog rrugën.

Rugova: Për të jetuar në paqe. He he he

Ramushi : Unë nuk di asgjë se të tjerët kan vendosur për një akt të tillë.

Georgievski : Ne arritëm armëpushim dhe i krijuam kushte.

Arben Xhaferi: I urojmë suksese, por nuk është për t’i pasur lakmi sepse pas kalimit e presin procese të mëdha.

Ali Ahmeti : Kaloi në teritorin në të cilin ne i krijuam kushte dhe këto kushte edhe sot po ia mundësojmë.

Skënderbeu : Ai e mori kalin tim për këtë punë, për atë në Maqedoni erdha në këmbë.

Enver Hoxha: Po qe nevoja edhe bar do të hamë që ta zëmë at far zogu.

Fatos Nano: Zogu 1 dhe zogu 2 kanë bërë hap politik duke u munduar t’ia hedhin fajin për krizën vetëm të tjerëve.

Abdirraman Haliti: Nuk më vjen çudi që zogu e kaloi rrugën, por çuditem nga e mori gjithë atë fuqi që të mendojë të e kalojë.

Alajdin Abazi: Për t’u edukuar në kushtet që i krijuam ne.

Menduh Thaci: Ai është vetëm një hajdut që dëshiron të bëj çrregullime në vend.

Besnik Fetahi: Ashtu ka urdhëruar Menduh Thaçi.

Fadil Sulejmani: Gjersa unë të jem në post zogu nuk mund të kthehet prapa.

Adi Krasta: Kam njohur zogj edhe më parë por ky që e njoha dhe unë është nga më të mirët.

Hashim Thaci: Sot është një ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Bajram Rexhepi: Për t’u operuar në zgjidhje tu statutit tu kosovs.

 

Bajrush Mjaku: Ai me siguri është çmendur.

Nikola Gruevski: Pa dyshim se ne nuk themi se shqiptarët iniciuan atë kalim, por vetëm mendojmë. Do paguajnë për këtë.

Fatmir Sejdiu: Për të informuar botën mbarë se unë i mbaj ligjshëm funksionet e pa ligjshme.

Jeremiç: Për të përhapur njohjen e mëtejme të pa ligjshme të krahinës autonome të Kosovës.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDizajni i njësisë përpunuese qendrore (CPU)
Artikulli tjetërHapësira mes nesh
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *