Ish luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!

1

Autor: MSc. Skender Mustafi

Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj

Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit.

Politika ekonomike, si e tillë, nuk është një tërësi e cila ngjizet nga pjesë të pavarura të cilat jetojnë në vete, kështu që menaxhimi i tyre nuk do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm. Ajo është një brumë i gjallë ku procese të shumta të varura, ndikojnë në të gjitha poret e jetës. Ky edhe është shkaku që në vendet e zhvilluara varësisht nga ndikimi i një politike ekonomike, jepet kohë në futjen në treg të një politike të re ekonomike ose tërheqjen nga tregu të një doktrine të vjetruar/ose të dëmshme. Andaj, shkoqitja e menaxhimit të pjesëve të rëndësishme të ekonomisë shtetërore, edhe në Kosovë, do të shkaktonte destabilizim ekonomiko-politik, kurse bashkëveprimi shpie në mos njohje të grupit si i veçantë, por si mekanizëm shtetëror që nënkupton mos plotësim të idealit. Kjo lojë shpie drejt rritjes së grupit grabitqarë. Hyrje në lojë të personave të cilët parimisht urrejnë rolin gjakpirës së politikës momentale.

Problemi nuk është koncentruar në një pikë të vetme, të caktuar, siç janë ish luftëtarët. Shoqëria kosovare ka ngecur në shprehjen e vullnetit të vet dhe kjo gjendje assesi nuk ndryshon përderisa kjo shoqëri nuk vetëdijesohet në të kërkuarit e të drejtave themelore për një jetë në mirëqenie. Ndikimet e jashtme, sado të forta që janë, herët ose vonë shkaktojnë fryrje të procesit dhe shkatërrim të tij nëse në brendi nuk ekziston vullneti për të zhvilluar ato. Këtë e bën populli i cili shtynë kokën me trupin e vetë.

Gjendjen e ish luftëtarëve të Kosovës, unë nuk e shoh si një problematikë e cila duhet trajtuar nga një pikëpamje e veçantë. Koha e hyrjes në luftë ka qenë një kohë e mobilizimit të përgjithshëm të popullatës së vendit duke përfshirë të gjithë personat të cilët plotësojnë kushtet për t’iu përgjigjur thirrjes. Dhe nëse do të përgjigjej e tërë popullata në këtë thirrje, atëherë sipas të menduarit politik të trajtimit të ish luftëtarëve, duhej që e tërë popullata të trajtohej si tërësi me privilegje. Ky është një mendim i gabuar, qasje shkatërruese e një shoqërie.

E vërtetë është që politika kosovare, shokët e kohës së pushkës, kanë dështuar në përmbushjen e interesave të popullit të tyre. Ata, me paditurinë e tyre në njërën anë dhe me egon e tyre për të zhvilluar karrierë e për të fituar mbi rrënoja në anën tjetër, kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur etjen për gjakpirje. Megjithatë, kjo nuk nënkupton që zgjedhja e problemeve të grupeve të caktuara, siç janë ish luftëtarët të cilët janë pa të meta si pasoj e luftë, e që janë me aftësi të njëjta në një tërësi siç është popullata e përgjithshme, se duhet veçuar nga problematika e përgjithshme.

Unë jam i bindur që nëse populli kosovar fillimisht me maturi definon nevojat e veta reale të cilat shteti kosovar mund t’i plotësojë me potencialin që ka, dhe nëse me këmbëngulje kërkon plotësimin e tyre, do të bëhen ndryshime të cilat jo vetëm që e përmirësojnë gjendjen momentale por e shpien Kosovën edhe më afër Evropës e edhe në Evropën e bashkuar. Popujt në botë, gjithashtu dhe populli ynë, ka shporrë pushtete me maturi dhe bindje të fortë, kështu që po që se është nevoja, atëherë le të shporret edhe çdo bir shqiptari i cili nuk mbron interesat e popullit të tij.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPër ty Dardanë
Artikulli tjetërThënie nga Shejh Esha’ravi
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

  1. Faleminderit për trajtim të çështjes dhe për opinionin tuaj mbi këtë bazë.

    Megjithatë, çështja aktuale e veteranëve nuk është çështje hipotetike, e dijmë mirë që ishin vetëm rreth 1% e popullatës që i janë përgjigjur thirrjes për luftë…dhe mendoj që është e tmerrshme që ata burra që nuk mundi të na i vras armiku ti lëmë sot të bëjnë vetvrasje si rezultat i bazës ekonomike.
    Unë kam dhënë një propozim për zgjidhje praktike të problemit. Nuk kam dhënë propozim për privilegj.

    Do të ndihesha i lumtur, sikur të vinte ndonjë ide më e mirë, dhe ideja ime të mbetej më e keqja.

    Të presim derisa shtresa politike të bëhen engjëj, është absurde.

    Faleminderit!

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *