itinerar

hije të zeza
si gjithmonë më përcjellin
më shqelmojnë
sot
hijet
që dikur më lindën
ishin diçka më tepër
por nuk e di ç’ishin këto hije
atëherë

më hiqnin zvarrë
brigjeve të mashtrimit

tani më rrahin
me fjalë
që heshtin së jetuari
lumturinë
në netët endacake

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment