Jezui, djali i Marisë: Mesazhi i Jezuit

0

Aisha Stacey Jesus son of MaryNe tanimë vërtetuam se Jezui, i biri i Marisë, ose siç quhet nga muslimanët, Isa ibën Merjeme, realizoi mrekullinë e tij të parë derisa ishte në krahët e Marisë. Ai foli me lejen e Zotit dhe fjalët e tij të para ishin: “Unë jam rob i Zotit” [Kur’an 19:30]. Ai nuk tha “Unë jam Zot” as edhe “Unë jam i biri i Zotit”. Fjalët e tij të para vendosën themelet e mesazhit dhe misionit të tij: të i thërras njerëzit prapa, tek adhurimi i pastër i Një Zoti.

Në kohën e Jezuit, koncepti i Një Zoti nuk ishte i ri tek Fëmijët e Izraelit. Tora kishte shpallur: “Dëgjoni O izraelitë, Zoti juaj është Një,” [Deuteronomy 4]. Megjithatë, shpalljet e Zotit u keqinterpretuan dhe u keqpërdorën dhe zemrat ishin bërë të thekura. Jezui erdhi t’i denoncojë udhëheqësit e Fëmijëve të Izraelit, që kishin në rënë në jetët e materializmit dhe luksit dhe të mbështes ligjin e Moisiut të gjetur në Tora të cilën tanimë ata edhe e kishin ndryshuar.

Misioni i Jezuit ishte të konfirmoj Toran, të lejojë gjëra që më pare ishin të ndaluara dhe të shpallë dhe riafirmojë besimin në Një Krijues. Profeti Muhamed ka thënë: “Çdo Profet u dërgua vetëm për popullin e tij, por unë jam dërguar për gjithë njerëzimin” [Sahihu i Buhariut].

Pra, Jezui u dërgua tek izraelitët.

Zoti thotë në Kur-an se Ai do t’ia mësoj Jezuit Toran, Ungjillin dhe Urtësinë.

Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.” [Kur’an 3:48]

Për të shpërndarë mesazhin e tij me efektivitet, Jezui kuptoi Toran dhe u pajis nga Zoti me shpallje të tij – Inxhili ose Ungjilli. Zoti gjithashtu pajisi Jezusin me aftësinë për të udhëhequr dhe për të ndikuar popullin e tij me prova dhe mrekulli.

Zoti përmban gjith të Dërguarit e Tij me mrekulli të cilat janë të dukshme dhe kanë kuptim për njerëzit tek të cilët është dërguar Profeti. Në kohën e Jezuit, izraelitët ishin shumë të dishëm në fushën e mjeksisë. Si pasojë, mrekullitë e realizuara nga Jezui (me lejen e Zotit) ishin të kësaj natyre dhe përfshinin kthimin e të parit tek të verbëtit, ndihmën e lebrozëve dhe ngjallja e të vdekurve. Zoti thot: “…unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit…” [Kur’an 3:49]

Jezui Fëmijë
As Kur’ani e as Bibla nuk flasin mbi rininë e Jezuit. Ne mund të përfytyrojmë, se si djalë në familjen e Imranit, ishte fëmijë besimtar i përkushtuar ndaj të mësuarit dhe i etur të ndikojë fëmijët dhe të rriturit rreth tij. Pas të cekurit të Jezuit duke i folur turmës, Kur’ani menjëherë rrëfen tregimin e Jezuit duke formuar figurën e shpendit nga balta. Ai fryu në të dhe me lejen e Zotit balta u bë shpend.

…unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryhej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend…” [Kur’an 3:49]

Ungjilli Fillimtar i Tomasit, një komplet tekstesh i shkruar nga të krishterët e hershëm, por i pa pranuar në dogmën e Testamentit të Vjetër, gjithashtu tregon këtë tregim. Tregon në disa detaje tregimin e Jezuit të ri duke u dhënë formë shpezëve nga balta dhe duke fryrë jetë në to. Megjithëse fascinuese, muslimanët besojnë mesazhin e Jezuit vetëm siç është paraqitur në Kur’an dhe në thëniet e Profetit Muhamed.

Muslimanëve u kërkohet të besojnë në të gjitha librat e shpallura nga Zoti. Megjithatë, Bibla që ekziston tani nuk është Ungjilli i cili iu shpall Jezuit. Fjalët dhe mençuria e Zotit që iu dhanë Jezuit janë humbur, fshehur, ndryshuar dhe shkatërruar. Fat i teksteve të Apokrifit, një nga të cilat është Ungjilli Fillimtar i Tomasit, është dëshmi për këtë. Në vitin 325 të erës sonë Perandori Konstantin tentoi të bashkojë Kishën e ndarë Krishtere duke i thirrur peshkopët e gjithë botës së njohur në një takim. Ky takim u njoh si Këshilli i Nicesë dhe trashëgimia e këtij takimi ishte doktrina e Trinitetit, që më parë nuk ekzistonte dhe humbja e diku mes 270 dhe 4000 Ungjijve. Këshilli urdhëroi djegien e të gjithë Ungjijve që konsideroheshin të pa vlerë në Biblën e re dhe Ungjilli Fillimtar i Tomasit ishte një nga ata1 Megjithatë, kopje nga shumë Ungjij mbijetuan, dhe, edhe pse jo në Bibël, janë vlerësuar për rëndësinë e tyre historike.

Kur’ani na liron neve
Muslimanët besojnë se Jezui me të vërtetë pranoi shpallje nga Zoti, por ai nuk shkroi asnjë fjalë të vetme, as dishepujt nuk i urdhëroi që t’i shkruanin2 Nuk ka nevojë që muslimani të tentojë t’i dëshmojë ose mohojë librat e të krishterëve. Kur’ani na liron nga nevoja për të ditur nëse Bibla që kemi sot përmban fjalët e Zotit, ose fjalët e Jezuit. Zoti thotë: “Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme…” [Kur’an 3:3]

Dhe gjithashtu:
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, …” [Kur’an 5:48]

Gjithçka përfituese për muslimanët që duhet ditur mbi Toran dhe Inxhilin është paraqitur qartë në Kur’an. Çfarëdo e mirë që mund të gjendej në librat e mëparshëm, gjendet në Kur’an3 Nëse fjalët e Testamentit të Ri të sotëm pajtohen me fjalët e Kur’anit, atëherë këto fjalë ka gjasa të jenë pjesë e mesazhit të Jezuit që nuk është ndryshuar ose humbur gjatë së kaluarës. Mesazhi i Jezuit ishte i njëjtë me mesazhin e të gjithë Profetëve të Zotit që ua mësuan popujve të tyre. Zoti, Perëndia juaj është Një, pra adhuroni Atë të vetëm. Dhe Zoti rreth tregimit të Jezuit tha në Kur’an thotë: “S’ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.” [Quran 3:62] “Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.” [Kur’an 72:3]

Referencat:

1. Misha’al ibn Abdullah, “Çfar tha Jezui në të vërtetë?”
2. Sheikh Ahmad Deedat. “A është Bibla fjalë e Zotit? »
3. Sheikh-‘Uthaymeen Majmoo’ « Fataawa wa Rasaa’il Fadeelat » vëll. 1, f. 32-33


Shkroi: Aisha Stacey
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
Ajetet janë marrë nga Kur’ani i përkthyer nga: Sherif Ahmeti
Artikulli është marrë nga: IslamWay.com

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *