Jezui, djali i Marisë: Dishepujt

0

Aisha Stacey Jesus son of MaryKapitulli i pestë në Kur’an është i emëruar “El Maide” (Tryeza e mbushur me ushqim). Është një nga tre kapitujt e Kur’anit që merret posaçërisht me jetën e Jezuit dhe nënës së tij Marisë. Kapitujt tjerë janë, kapitulli i tretë “Ali Imran” (Familja e Imranit) dhe kapitulli i 19, “Merjem” (Maria). Muslimanët e duan Jezuin dhe nënën e tij, por nuk i adhurojnë ata. Kur’ani, të cilin muslimanët e besojnë si fjalë të drejtpërdrejtë të Zotit, i përmban me respekt të lartë Jezuin dhe nënën e tij Marinë, në të vërtetë edhe familjen e tyre të plotë – familjen e Imranit.

Ne e dimë se Jezui jetoi në mes popullit të tij, izraelitëve, për shumë vite, duke i thirrur ata të adhuronin Një Zot të Vërtetë dhe duke realizuar mrekulli me lejen e Zotit. Shumica e atyre rreth tij refuzuan thirrjen dhe dështuan të pranonin mesazhin e tij. Megjithatë, Jezui mblodhi rreth tij një grup shokësh arabisht të quajtur “El Havarijin” (dishepujt e Jezuit).
Zoti thotë në Kur’an: Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: “Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë”.” [Kur’an 5:111]
Dishepujt e quajtën veten muslimanë, si do të ishte e mundur derisa islami nuk do të shfaqej 600 vite tjera? Zoti i referohet kuptimit të përgjithshëm të fjalës “muslimanë”. Musliman është çdonjëri i cili i nënshtrohet Një Zoti dhe i bindet Atij dhe çdonjëri lojaliteti dhe besnikëria e të cilit është tek Zoti dhe besimtarët mbi gjithçka tjetër. Fjala musliman dhe islam rrjedhin nga fjala me prejardhje arabe – sa la ma – dhe kjo është sepse paqja dhe siguria (Selami) janë pjesë e pa ndarë e nënshtrimit ndaj Zotit. Nga kjo mund të kuptohet se të gjithë Profetët dhe pasuesit e tyre ishin muslimanë.
Tryeza e mbushur me ushqim

Dishepujt i thanë Jezuit: “…O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?…” [Kur’an 5:112].
A kërkonin ata që Jezui të bënte mrekulli? Dishepujt e Jezuit të cilët e quajtën veten muslimanë u ndjenë të pa sigurt në aftësinë e Zotit për të realizuar mrekulli në do? Është e pa mundur, sepse ky do të ishte një akt mosbesimi. Dishepujt e Jezuit nuk po pyesnin nëse ajo do të ishte e mundur, për më tepër nëse Jezui do të kërkonte nga Zoti në atë kohë specifike që t’i furnizonte me ushqim. Megjithatë, Jezui, do të ketë menduar ndryshe, dhe u përgjigjur: “Keni frikë Zotin, nëse jeni besimtarë (muslimanë)” [Kur’an 5:112].

Kur panë reagimin e Jezuit, dishepujt tentuan t’i sqaronin fjalët e tyre. Fillimisht ata thane: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo…“ [Kur’an 5:113]

Ata mund të kishin qenë shumë të uritur duke pritur Zotin tu plotësojë nevojat e tyre. Të kërkuarit nga Zoti që të na furnizojë me ushqim është i pranueshëm, për atë Zoti është Furnizuesi, Një nga i cili rrjedh i gjithë furnizimi. Dishepujt pastaj thane: “dhe të na binden zemrat tona …” [Kur’an 5:113]
Ata donin të thonë se besimi i tyre do të forcohej edhe më shumë nëse do të shihnin mrekulli me sytë e tyre dhe kjo vërtetohet me fjalët e tyre përmbyllëse: dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!” [Kur’an 5:113]

Edhe pse u përmend në fund, duke qenë dëshmitarë të së vërtetës dhe duke pare mrekullitë që janë dëshmitë përmbajtëse të tij ishin justifikimet më të rëndësishme për kërkesën e tyre. Dishepujt kërkonin nga Profeti Jezu që të realizonte këtë mrekulli me dëshirën e Zotit ashtu që ata mund të ishin dëshmitarë para gjithë njerëzimit. Dishepujt donin të përhapnin mesazhin e Jezuit duke përhapur mrekullitë të cilat i kishin pare me sytë e vetë.

„(Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë ) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!” Isai, bir i Merjemes, tha: “O All-llah, Zoti ynë, na zbrit nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim)për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!”” [Kur’an 5:113-114]

Jezui kërkoi mrekullinë. Ju lut Zotit, që të zbritej një tryezë e mbushur me ushqim. Ai kërkoi që të kishte për të gjithë ata dhe të ishte festë. Fjala arabe e përdorur në Kur’an është “Eid” që do të thotë festë që përsëritet. Jezui donte që dishepujt e tij dhe ata që do të vinin pas tyre të mbanin mend bekimin e Zotit dhe të ishin falënderues.

Ne kemi shumë për të mësuar nga lutjet të cilat i kanë bërë Profetët dhe besimtarët e tjerë të drejtë. Lutja e Jezuit nuk ishte vetëm për një tryezë të mbushur me ushqim, por që Zoti t’i mbështeste ata. Ai e bëri atë gjithëpërfshirëse sepse ushqimi është pjesë e vogël e mbështetjes së ofruar nga Mbështetësi më i Mirë. Mbështetja nga Zoti përfshinë të gjitha nevojat e patjetërsueshme për jetë, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar në: ushqim, strehim dhe dituri.

Zoti u përgjigj: “Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit.“ [Kur’an 5:115]

Dituria barazon përgjegjësinë
Arsyeja përse përgjigja e Zotit ishte aq absolute është sepse nëse një nuk beson pasi të i jetë shfaqur mrekulli nga ana e Zotit është më i keq pastaj mosbesimi pa e parë mrekullinë. Ju mund të pyesni përse. Është sepse nëse ndonjëri ka parë mrekullinë, ai ka diturinë primare dhe të kuptuarit e plotfuqishmërisë së zotit. Sa më shumë njohuri një person të ketë aq më shumë përgjegjësi ka para Zotit. Kur të kesh pare shenjat, obligimi për të besuar dhe shpërndarë porosinë e Zotit bëhet më i madh. Zoti urdhëroi dishepujt e Jezuit që pranonin këtë tryezë me ushqime që të jenin në dijeni për përgjegjësinë e madhe që morën mbi vete.
Dita e tryezës u bë ditë kremteje dhe festimi për dishepujt dhe pasuesit e Jezuit, por, sikur që kalonte koha, kuptimi i vërtetë dhe esenca e mrekullisë u humb. Përfundimisht Jezui u bë të adhurohej si zot. Ditën e ringjalljes, kur i gjithë njerëzimi do të qëndrojë para Zotit, dishepujt do të mbajnë përgjegjësinë e madhe të njohjes së mesazhit të vërtetë të Jezuit. Zoti do t’i flas Jezuit drejtpërdrejtë dhe do të thotë: “…O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove;ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj…” [Kur’an 5 :116-117]
Ata nga ne që janë bekuar me mesazhin e vërtetë të Jezuit, mesazh i përhapur nga të gjithë Profetët duke përfshirë edhe profetin e fundit, Muhamed, gjithashtu do të mbajnë përgjegjësi të madhe Ditën e Ringjalljes.

___________
Shkroi: Aisha Stacey
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
Ajetet janë marrë nga Kur’ani i përkthyer nga: Sherif Ahmeti
Artikulli është marrë nga: IslamWay.com

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSi të përpiloj një “Plan Biznesi”?
Artikulli tjetërgëzuar me dashuri
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *