Jezui, djali i Marisë: A vdiq Jezui me të vërtetë?

0

Aisha Stacey Jesus son of MaryIdeja e vdekjes së Jezuit në kryq është qendrore në besimin e krishterë. Prezanton bindjen se Jezui vdiq për mëkatet e njerëzimit. Kryqëzimi i Jezuit është diktrinë jetësore në krishterim; megjithatë muslimanët mohojnë tërësisht këtë. Para se të përshkruajmë se çfarë besojnë muslimanët rreth kryqëzimit të Jezuit, do të ishte me dobi të kuptohej se çfarë reagimi kanë muslimanët rreth nocionit të “mëkatit origjinal”.

Kur Adami dhe Eva hëngrën nga pema e ndaluar në parajsë, ata nuk u joshën nga një gjarpër. Ishte Djalli i cili i lajkatoi dhe mashtroi ata, pas së cilës ata vepruan sipas vullnetit të lire dhe bën gabim në gjykim. Eva nuk mbart e vetme barrën e këtij gabimi. Së bashku, Adami dhe Eva realizuan mosbindjen, u penduan dhe u lutën për falje nga Zoti. Zoti, në mëshirën dhe urtësinë e Tij të pa fund, i fali ata. Islami nuk ka koncept të mëkatit origjinal; çdo person mbart përgjegjësi për punët e tija.

“dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetërit,…” [Kur’an 35:18].

Nuk ka nevojë për Zotin, djalin e Zotit, apo qoftë edhe për Profet të Zotit të sakrifikojë veten për mëkatet e njerëzimit me qëllim që të fitojë falje. Islami refuzon plotësisht këtë pikëpamje. Themeli i islamit bazohet në të diturit të vërtetuar se asgjë nuk duhet adhuruar veç Zotit. Falja buron nga Një Zot i Vetëm; pra, kur një person kërkon falje, ai duhet t’i kthehet Zotit i nënshtruar me pendim të vërtetë dhe të lutet për falje, duke u betuar që nuk do ta përsëris mëkatin. Atëherë dhe vetëm atëherë mëkatet do të falen.
Në dritën e të kuptuarit islam të mëkatit origjinal dhe faljes, ne mund të shohim se islami na mëson se Jezui nuk erdhi të shlyej fajet për mëkatet e njerëzimit; për më tepër, qëllimi i tij ishte të riafirmojë mesazhin e Profetëve para tij. Që është:

“…Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi…“ [Kur’an 3:62].
Muslimanët nuk besojnë në kryqëzimin e Jezuit, as edhe se ai ka vdekur.

Kryqëzimi
Mesazhi i Jezuit u refuzua nga shumica e autoritarëve izraelitë dhe romakë. Ata që besuan formuan një grup të vogël pasuesish rreth tij, të njohur si dishepuj. Izraelitët komplotuan kundër Jezuit dhe bënë një plan për ta vrarë. U vendos që të vritej publikisht, në mënyrë veçanërisht të tmerrshme, e njohur në Perandorinë Romake: kryqëzim..

Kryqëzimi konsiderohej mënyrë e turpshme e vdekjes dhe “qytetarët” e Perandorisë Romake ishin të përjashtuar nga ky lloj dënimi. Ishte dizajnuar jo vetëm të zgjasë agoninë e vdekjes, por edhe të gjymtojë trupin. Izraelitët planifikuan këtë vdekje për Mesinë – Jezuin e tyre, të dërguarin e Zotit. Zoti në mëshirën e tij të pa fund parandaloi këtë ngjarje të neveritshme duke vendosur të pamjen e Jezuit në një tjetër dhe  ngritur Jezuin të gjallë, trup dhe shpirt, në qiell. Kur’ani heshtë për detajet se kush ishte ky person, por ne e dimë dhe besojmë në gjë të sigurt, se ai nuk ishte Profeti Jezu.

Muslimanët besojnë se Kur’ani dhe tregimet e vërteta të Profetit Muhamed përmbajnë gjithë njohurinë e nevojshme që i duhet njerëzimit për të adhuruar dhe për të jetuar sipas urdhrave të Zotit. Për këtë, nëse detaje të vogla nuk janë sqaruar, ashtu është sepse Zoti në mençurinë e tij të pa fund ka gjykuar se këto detaje nuk janë në interesin tonë. Kur’ani sqaron, me fjalët e vetë Zotit, komplotin kundër Jezuit dhe planin e Tij për të mbikaluar izraelitët dhe të e ngritë Jezuin në qiell.
“E, ata i kurdisën një dredhi, All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.” [Kur’an  3:54].

“madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesiun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan, por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth tij, janë në dilemë për të e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzionojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotfuqishëm, i dijshëm.“ [Kur’an 4:157-158]

Jezui Nuk Vdiq
Autoritetet izraelite dhe romake nuk ishin në gjendje të i bënin keq Jezuit. Ai e mori Jezuin në Parajsë dhe e pastroi atë nga deklaratat e pavërteta të bëra në emër të Jezuit.

“O Isa, Unë po të marr ty, po të ngriti te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan.” [Kur’an 3:55]

Në vargjet e mëparshme, kur Zoti thotë  Ai “do ta marrë” Jezuin, Ai përdor fjalën arabe mutauaffika. Pa e kuptuar qartë pasurinë e gjuhës arabe dhe pa njohur nivelet e kuptimit në shumë fjalë, është e mundur të keqkuptohet domethënia e Zotit. Sot, në gjuhë arabe fjala muteuaffika ndonjëherë përdoret për të treguar vdekjen, ose edhe gjumin. Në këtë ajet Kur’anor, megjithatë, është përdorur kuptimi origjinal dhe në tërësi fjala nënkupton atë se Zoti e ngriti Jezuin tek Ai, tërësisht. Kështu, ai ishte i gjallë në këtë ngritje, trup dhe shpirt, pa asnjë lëndim ose të metë.
Muslimanët besojnë se Jezui nuk ka vdekur dhe se ai do të kthehet në këtë botë në ditët e fundit para Ditës së Gjykimit. Profeti Muhamed u tha shokëve të tij:

“Si do të jetë kur djali i Marisë, Jezui zbret në mesin tuaj dhe ai do të gjykojë njerëzit sipas Ligjit të Kur’anit dhe jo sipas ligjit të Ungjillit” [Sahihu i Buhariut]

Zoti na përkujton neve në Kur’an se Dita e Gjykimit është Ditë së cilës nuk mund t’i shmangemi dhe na këshillon se kthimi i Jezuit është shenjë e afërsisë së sajë.

“E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe ejani pas meje kjo është rrugë e drejtë.“ [Kur’an 43:61].
Pra, besimi islam rreth kryqëzimit dhe vdekjes së Jezuit është i qartë. Kishte komplot për të kryqëzuar Jezuin, por nuk pati sukses; Jezui nuk vdiq, por u ngrit në qiell. Në ditët e fundit që na ofrojnë tek Dita e Gjykimit , Jezui do të kthehet në këtë botë dhe do të vazhdojë mesazhin e tij.

___________
Shkroi: Aisha Stacey
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
Ajetet janë marrë nga Kur’ani i përkthyer nga: Sherif Ahmeti
Artikulli është marrë nga: IslamWay.com

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli parapraknë pritje
Artikulli tjetërin memoriam
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *