Formulimi i një kontrate skicë për marrveshje partneriteti

Përgatiti: Skender Mustafi Formimi i partneriteteve të formave të ndryshme mes kompanive të të njëjtit biznes, bizneseve ndihmëse, ose biznese tjera shërbyese është i njohur shumë mirë në teorinë ekonomike. Kohëve të fundit, si pasojë e zhvillimeve të mëdha teknologjike, partneritetet janë bërë domosdoshmëri për të maksimizuar efektivitetin dhe për të optimizuar veprimet. Kompanitë, posaçërisht të tillat të ndërlidhura me teknologjinë informative, gjithnjë e më shumë përqendrohen në njërën anë në specializimin e veprimtarisë së tyre në mënyrë që të rrisin efektivitetin dhe në anën tjetër në huazimin e shërbimeve e…

Lexo më shumë

BPMN: Swimlanes (korsitë e notit)

BPMN korsitë e notit (që në anglisht njihen si “BPMN Swimlanes”) paraqesin pjesëmarrësit në një proces të caktuar. Korsitë shfrytëzohen si përmbajtës dhe organizues të procesit rreth pjesëmarrësve.  Kështu, “Swimlines” mund të përmbajnë pishina (që në anglisht njihen si “pools”) e që paraqesin një nivel më të lartë përmbajtësish dhe korsi (që në anglisht njihen si “lanes) që paraqesin pjesë të pishinave (pra pjesë të pools). Pra, në mënyrë të përmbledhur, rredha e proceseve duke përfshirë të gjitha aktivitetet në to janë të shtrira në pishina të cijat janë të përbëra nga korsi…

Lexo më shumë

BPMN: Events (ngjarjet)

BPMN ngjarjet ose në origjinal “Events” shërbejnë për të shprehur “diç që ndodhë” gjatë një pjese të caktuar të një procesi ose nën-procesi, pra gjatë ekzekutimit të tij. Në këtë mënyrë paraqitja e ngjarjeve gjatë një procesi ndikon në rrjedhën e procesit. Sipas pozitës së paraqitjes së ngjarjeve, ekzistojnë tre lloj në realizimin e modeleve të BPMN diagrameve: Start Events (ngjarjet e fillimit) – këto ngjarje nisin procesin. End Events (ngjarjet përmbyllëse) – me këto ngjarje përmbyllen proceset. Intermediate Events (ngjarjet e mesme) – janë të gjitha ngjarjet që paraqiten…

Lexo më shumë

BPMN diagramet

Përgatiti: Skender Mustafi  BPMN është akronim nga fjalët në anglisht “Business Process Modeling Notation” që në shqip nënkupton “Shënimet e Modelimit të Proceseve të Biznesit”. BPMN është gjuhë e cila përcakton një mënyrë të organizuar, të njohur dhe të pranuar,  për përpilimin e diagrameve të cilët ndihmojnë modelimin e proceseve të biznesit. Meqë ky lloj i organizuar i shënimeve vije si pasojë e zhvillimeve moderne të biznesit të mbështetura nga teknologjia informative dhe fillimisht është zhvilluar në gjuhën angleze, në artikull dhe gjatë implementimit praktik mund të shihni se do të jeni…

Lexo më shumë

13 softuerë për realizimin, ndryshimin dhe konvertimin e PDF dokumenteve

Përgatiti: Skender Mustafi  Më poshtë janë të përmbledhur softuerët më të pëlqyer në internet të cilët konvertojnë dokumentet në PDF, mundësojnë realizimin e PDF dokumenteve, si dhe përpunimin e PDF e tyre. PDFArchitect – mundëson bashkimin e PDF dokumenteve në një dokument të vetëm, shkëputjen e faqeve të ndonjë dokumenti të caktuar si dhe bashkimin e materialeve të përpunuara në një dokument të vetëm duke i radhitur sipas dëshirës. PDFsam – ngjashëm sikur PDFArchitect, mundëson bashkimin dhe ndarjen e PDF dokumenteve duke mundësuar njëkohësisht parapamjen e tyre. PDFill – mundëson që…

Lexo më shumë

Identifikimi i tregut personal të punës

Autor: Skender Mustafi  Ky është vetëm edhe një artikull tjetër i serisë së artikujve të cilët do të duhej të ndihmonin të kuptuarit e vetes sonë dhe të kuptuarit e mundësive tona drejt hyrjes sa më të shpejtë dhe sa më të lehtë në tregun e punës. Madje qëllimi nuk është që të kemi një hyrje të çfarëdo lloji, por një hyrje në pozitën të cilës i përkasim bazuar në kualifikimet dhe përvojën tonë. Ky artikull është një udhërrëfyes i thjeshtë i cili sadopak mundëson hapjen e perspektivave që deri tani nuk…

Lexo më shumë