Format e shtrirjes së Kompjuterizimit në Re

Autor: Skender Mustafi Janë të njohura katër forma të shtrirjes së kësaj teknologjisë së Kompjuterizimit në Re edhe atë në: Re Publike [1]Re Publike (anglisht: Public cloud) – të cilat janë të organizuara në atë mënyrë nga ana e ofruesit të shërbimeve ashtu që aplikacionet, bazat e ruajtjes së të dhënave dhe burimet tjera janë të ofruara për publikun e përgjithshëm. Këto shërbime janë falas ose me pagesë sipas shfrytëzimit me qasje vetëm përmes internetit. Shërbime në re të tilla ofrojnë kompanitë e njohura si Amazon AWS, Microsoft Inc., Google…

lexo më tepër

Llojet e shërbimeve në Re (Cloud Computing)

Autor: Skender Mustafi Kompanitë të cilat kanë të zhvilluar teknologjinë e Kompjuterizimit në Re ofrojnë shërbimet e tyre për konsumatorët bazuar në shumë modele nga të cilat fillimisht tre ishin janë kryesore. Ato ofrojnë: –   1. Infrastrukturën si Shërbim –   2. Platformën si Shërbim –   3. Softuerin si Shërbim –   Modelet tjera të shërbimeve lidhur me këtë teknologji janë të njohura me shkurtesë të përgjithshme XaaS që do të thotë X si shërbim e që janë: Strategjia si Shërbim, Bashkëveprimi si Shërbim, Procesi i Biznesit si Shërbim, Baza e të…

lexo më tepër

Karakteristikat e Kompjuterizimit në Re (Cloud Computing)

Autor: Skender Mustafi Kompjuterizimi në re është një hap i suksesshëm në zhvillimin e përgjithshëm të internetit dhe modeleve të ndryshme të biznesit, përkundër pikave të diskutueshme që ka. Numri i madh i shërbimeve të tilla të ofruara në gjithë globin është një indikatorë që vërteton suksesin e kësaj teknologjie. Për më tepër në vazhdim do të paraqesim karakteristikat kyçe të cilat bëjnë këtë teknologji të suksesshme: Efikasiteti – i kësaj teknologjie është shumë më i madh se i asaj lokale meqë kompanitë investojnë në pajisjet më të reja teknologjike…

lexo më tepër

Kompjuterizimi në Re (Cloud Computing)

Autor: Skender Mustafi Termi Cloud Computing (shqiptimi: Kllaud Kompjuting) e që në shqip nënkupton “Kompjuterizimin në Re” na është shfaqur shumë herë, qoftë direkt ose indirekte, gjatë lundrimit tonë në internet. Në literaturën profesionale në anglisht, gjuhë nga e cila rrjedh ky term, studiues të ndryshëm paraqesin definicione të ndryshme të cilët sqarojnë thelbin, detyrat dhe funksionin e kompjuterizimit në re.

lexo më tepër

Ndërlidhja dhe varësia mes bizneseve

Autor: Skender Mustafi Në një seri artikujsh kam studiuar dhe trajtuar disa aspekte të rëndësishme të internetit dhe ndërmarrjeve. Ndër elementet më të rëndësishme që janë vënë në pah janë zhvillimi i internetit, zhvillimi i biznesit, ndikimi i biznesit në zhvillimin e internetit, ndikimi i internetit në zhvillimin e biznesit si dhe varësia e biznesit nga interneti. Ky është një artikull i cili mund të ndërlidhet me atë seri artikujsh meqë varësia e bizneseve në këtë rast nuk ka të bëjë jo vetëm me nënshkrimin e kontratave të ndryshme, por edhe…

lexo më tepër

Zhvillimi i internetit dhe varësia e biznesit

Autor: Skender Mustafi Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë kuptimplotë për njërën pa mos folur për tjetrën. Bill Gates Kompanitë të cilat tanimë kanë shtrirë rrjetin e sofistikuar të internetit në strukturat e tyre dhe kanë zhvilluar përmbajtje specifike në të e që është jetësore për nevojat e biznesit të tyre, nuk është e thënë të kenë arritur kulmin e suksesit të biznesit të tyre. Në ditët e sodit interneti është teknologjia kyçe e cila u mundëson bizneseve, posaçërisht ndërmarrjeve të vogla…

lexo më tepër