Info-Grafik: Pinterest vs Facebook

Rrjetet shoqërore në njërën ose tjetrën mënyrë janë duke ndikuar dukshëm ndaj konsumatorëve dhe vendimit të tyre për të realizuar blerjet. [intlink id=”6959″ type=”post”]Pinterest[/intlink], faqe e cila u mundëson përdorueseve mbledhjen e materialeve multimediale, edhe pse është ndër idetë më të reja për ndër-komunikim shoqërorë, ka bërë bum në fillim të vitit duke tërhequr vëmendjen e qindra mijëra vizitorëve dhe duke mposhtur vlerësimet dhe dyshimet e studiuesve të ndryshëm të marketingut të internet, siç është Dejv Çafi (Dave Chaffey). Sidoqoftë, përdoruesit pëlqejnë faqen dhe mënyrën e organizimit të të dhënave, ndër-komunikimit mes tyre…

lexo më tepër

Interneti dhe strategjitë e biznesit

Lakorja e miratimit

Autor: Skender Mustafi Shumë kompani kanë pasur ide të mrekullueshme për t’i implementuar në internet. Për më tepër, ato madje kanë zhvilluar modelet e biznesit për këto ide. Më në fund, për shkak të mungesës së strategjisë ose duke implementuar strategji të gabuar, pas investimit të milionave nga kapitali i tyre, ato kanë dështuar drejt implementimit të modeleve të zhvilluara të biznesit. Pra, mahnitja nuk është pjesë e biznesit dhe zhvillimeve të tij, por strategjia është elementi kyç për biznes të suksesshëm. Pa dyshim Porter (2011) ka të drejtë kur thekson se…

lexo më tepër

Historiku i zhvillimit të Internetit dhe hapat e përmirësimit të biznesit elektronik

Autor: Skender Mustafi Për herë të parë në mënyrë intensive kompanitë, kryesisht kompanitë amerikane, filluan të përdorin intensivisht biznesin elektronik kah mesi i viteve të 90-ta duke pasuar SSL (Secured  Socket  Layer) e zhvilluar nga Netscape. SSL mendohej të jetë platformë e siguruar në zhvillimin e biznesit në Internet, kështu që kompanitë filluan të ofrojnë mundësi për realizimin e transaksioneve në Internet (Jie, 2011). Megjithatë, për shkak të pasigurive në sistem dhe për shkak të shumë sulmeve në “mohimin e shërbimeve” – të njohura si DOS sulme ( Denial Of…

lexo më tepër

Gjenerimi i Modelit të Biznesit: Segmentimi i Konsumatorëve

Përgatiti: Skender Mustafi Të mos harrojmë, modeli i biznesit zhvillohet me qëllim që të mund të hulumtohen mundësitë dhe format e krijimit të vlerës që më pastaj ajo vlerë të mund të krijohet, shpërndahet dhe të kapet nga ana e kompanisë. Si në shumë struktura tjera të modeleve të biznesit dhe në studimet e çështjeve të marketingut konsumatorët trajtohen në forma të ndryshme varësisht nga strategjia e kompanisë, lloji i biznesit dhe gjendja e tregut. Në vazhdim do të trajtojmë segmentimin e konsumatorëve dhe ndërlidhjen e këtij veprimi me gjenerimin…

lexo më tepër

Google u dogj në rrjet të rrymës elektrike…

Autor: Skender Mustafi Google njihet për qëllimet dhe sukseset e forta drejt shumë tregjeve. Mund të themi siç thotë populli: “Google ku ja mësyn e çkyn”. Argumente të bollshme për të vërtetuar këtë janë depërtimi në sferën e marketingut me Adwords, dëprtimi në tregun e sistemeve operative për celularë dhe celularë me Android, e tregun e marketingut social me Buzz e tani Google+, e së fundi edhe ne tregun e muzikës me  Google Music.

lexo më tepër

Një aplikacion për celularë: falas apo me pagesë qoftë edhe 1€?

Autor: Skender Mustafi Programimi i aplikacioneve nuk është punë e cila bëhet nga të gjithë. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica e programuesve. Një numër i vogël i njerëzve programojnë programe për celularë edhe atë për një lloj gjuhe programuese. Të pakët janë ata të cilët janë profesionistë për më shumë se një gjuhë programuese dhe realizojnë projektet në kohë dhe me sukses.

lexo më tepër