Nevoja për marketing të rishqyrtimit

Më herët studiuesit përmes hulumtimeve dhe vlerësimeve të ndryshme, gjithmonë kanë sugjeruar se vetëm 5% e konsumatorëve, të cilët kanë parë reklamën, janë të gatshëm të blejnë produktin ose shërbimin e reklamuar. Sipas hulumtimeve të American Express rreth konsumatorëve të cilët blejnë përmes internetit, vetëm 2% e vizitorëve të shitores së ndërmarrjes janë të gatshëm që në vizitën e parë të blejnë produktin ose shërbimin e caktuar. Në të vërtetë, 98% e konsumatorëve vizitojnë shitoren në internet ose ueb faqen për arsye tjera. Madje, një e treta (1/3) e të…

Read More

Marketing: Pozicionimi i produktit

Ndërmarrja mund të përqendrohet në elemente të ndryshme të zhvillimit të produktit, madje edhe në strategji të shpërndarjes së tij. Megjithatë, në mungesë të interesimi ose njohurive për pozicionimin e tij paraqiten dhe problemet e njohjes së produktit nga ana e konsumatorëve. Para se të flasim mbi pozicionimin e produktit (e shërbimit) duhet pasur parasysh se konsumatorit gjithmonë i shitet vlerë dhe jo tërësi funksionesh e elementesh. Autor: MSc. Skender Mustafi  Pozicionimi i produktit është formë e rëndësishme e marketingut nga e cila varet suksesi i prezantimit të tij përballë…

Read More

35 makreting sloganet e të gjitha kohrave

Sloganet janë nga elementet kryesore të reklamimit në përgjithësi dhe reklamës në veçanti. Ato, nëse janë të formuluara mirë, janë ambasador i produktit ose ndërmarrjes. Përmes tyre identifikohen ndërmarrjet, madje janë inspiruese edhe për konsumatorët. Në ditët e sodit përballemi me slogane nga më të ndryshmet, si në rrugë në stenda afishimi, ashtu edhe nëpër gazeta, televizion, radio e internet. Thjeshtë, secila kompani, madje një kompani për secilin produkt të suksesshëm ka një slogan. Sidoqoftë, shumica e  sloganeve harrohen sapo “tu kalojë sezoni” dhe vetëm disa mbeten “përgjithmonë”: Disa nga…

Read More

Tetë lloje të videove reklamuese dhe zhvillimi i motivit përkatës

Autor: Skender MustafiBsc: BA & MSc. BIS Videot reklamuese dhe llojet e tyre mund të përmblidhen nëpër grupe të ndryshme, varësisht mënyrës dhe faktorëve të grupimit. Në këtë shkrim kemi përmbledhur llojet më të rëndësishme të videove reklamuese sipas perspektivës së ndërmarrjes. Për bazë është marrë motivi i ndërmarrjes dhe synimi i përcaktuar. Në përgjithësi, promocioni, si pjesë e marketingut, shfrytëzohet për t’i bërë me dije konsumatorit se ndërmarrje dhe ofertat e saja janë gjithashtu në treg. Madje, tendenca është gjithashtu të jepet një mesazh edhe me i fortë, ku…

Read More

Plani i makretingut: gjashtë hapa për përpilimin e një plani strategjik

Autor: Skender Mustafi BSc. BA & Msc: BIS Përpilimi i një plani të marketingut për çdo vit nuk është edhe një detyrë e lehtë. Veçanërisht kur kemi kuptuar rëndësinë e marketingut në ndërmarrje dhe ndërlidhjen e tij me synimet e saja dhe synimet e reparteve ose pjesëve tjera të saja. Plani të cilin do ta realizoni ose duhet të e realizoni duhet të ofrojë më shumë se informacione. Plani duhet të ofrojë strategji për transformimin e objektivave të biznesit në prioritete dhe synime të marketingut. Për më shumë ai duhet…

Read More

Video e shkurt: përshkrimi, vlera dhe shfrytëzimi

Autor: Skender Mustafi Siç edhe analizuam dhe trajtuam tek artikulli “Gjatësia ideale e videove për reklamim”, në pikëpamjen e biznesit, videot me përmbajtje reklamuese janë më të shpërndarat në internet, me mbi 49% në vitin 2018. Gjithashtu analizat e shumta, të përcjella nga politikat e portaleve të njohura, vërtetojnë se shikuesit më së shumti janë të interesuar rreth videove të cilat ngërthejnë idenë brenda 60 – 90 sekondave. Sidoqoftë, të gjitha analizat dhe sugjerimet profesionale përqendrohen në realizimin e videove të shkurtra. Për më shumë, është gjithashtu më shqetësuese nëse…

Read More