Kalimi i tregtuesve tradicional në biznesin elektronik

Autor: Skender Mustafi Tregtuesit tradicional, në anglisht të njohur si tregtuesit-vetëm-në-tulla (anglisht: brick-only marketers) që në fillim të përfshirjes së tyre në biznesin elektronik u përballën me problemin se si të drejtojnë shitjet në internet pa mos ndikuar negativisht ndaj shitjeve në shitoret e tyre, ndaj rishitësve, ose ndaj agjentëve. Megjithatë, ata, së shpejti kuptuan se rreziku i humbjes së bizneseve të tyre nga ana e tregtuesve në internet ishte më i madh se sa rreziku i shqetësimit dhe mllefit të partnerëve të biznesit. Pra, në fjalë të tjera, edhe në…

lexo më tepër

Formulimi i një kontrate skicë për marrveshje partneriteti

Përgatiti: Skender Mustafi Formimi i partneriteteve të formave të ndryshme mes kompanive të të njëjtit biznes, bizneseve ndihmëse, ose biznese tjera shërbyese është i njohur shumë mirë në teorinë ekonomike. Kohëve të fundit, si pasojë e zhvillimeve të mëdha teknologjike, partneritetet janë bërë domosdoshmëri për të maksimizuar efektivitetin dhe për të optimizuar veprimet. Kompanitë, posaçërisht të tillat të ndërlidhura me teknologjinë informative, gjithnjë e më shumë përqendrohen në njërën anë në specializimin e veprimtarisë së tyre në mënyrë që të rrisin efektivitetin dhe në anën tjetër në huazimin e shërbimeve e…

lexo më tepër

BPMN: Swimlanes (korsitë e notit)

BPMN korsitë e notit (që në anglisht njihen si “BPMN Swimlanes”) paraqesin pjesëmarrësit në një proces të caktuar. Korsitë shfrytëzohen si përmbajtës dhe organizues të procesit rreth pjesëmarrësve.  Kështu, “Swimlines” mund të përmbajnë pishina (që në anglisht njihen si “pools”) e që paraqesin një nivel më të lartë përmbajtësish dhe korsi (që në anglisht njihen si “lanes) që paraqesin pjesë të pishinave (pra pjesë të pools). Pra, në mënyrë të përmbledhur, rredha e proceseve duke përfshirë të gjitha aktivitetet në to janë të shtrira në pishina të cijat janë të përbëra nga korsi…

lexo më tepër

Koment ndaj shkrimit “Si e pengojnë menaxherët ecjen përpara?”

Shkroi: Skender Mustafi Vini re: Frazat me shkronja të trasha janë marrë nga artikulli origjinal. Artikullin e plotë mund të e lexoni tek faqja Menaxhim.com: http://menaxhim.com/2012/11/26/si-e-pengojne-menaxheret-ecjen-perpara/ Fillimisht më duhet të mos pajtohem me mënyrën e qasjes ndaj temës, pra me titullimin e saj. Kjo që trajtoni mund të merret si një trajtim privat në tendencë me këndvështrim neutral, por jo një analizë e faktorëve të veprimeve dhe strukturave menaxherie që shpien drejt ngecjes së efektivitetit në prodhim. Në vazhdim më duhet të mos pajtohem dhe me referencën ose mbështetjen e bërë…

lexo më tepër