kalimtari i rastit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë sonte i lodhur jam i lodhur jam kunguj e dhelpra në emër të njeriut flasin lodrat luajnë njerëzit s’shohin as s’dëgjojnë zërin e një shpirti që fundoset

Lexo më shumë

hell në ndërkohë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë lumbardhat duke shëtitur dëfrehen mbi kaltërsinë e syve tu oregan me sytë e mi të pleksur bashkë me shpirtin e vrenjtur ndaj jetës së llastuar llastore në mua vaji i parë puthitet me tymin e zi të duhanit ar-mik dashuria mbetet memorandum në vete në mes të taketukes përplot shpuzë në ndërkohë lumenjtë rrjedhin në përkushtim të heshtjes shpirtërore © Skender Mustafi

Lexo më shumë

aufs Leben

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Blumen auf dich mit dich und nichts auf dich mit uns die Angst von der Verlust Sonnenstrahlen auf uns endlose Murmeln heute kommen von alle Seiten die kommen schnell nach der Stimme ins Lebens Abgrund für dich in einem nackten Tag gemeinsam nackt wir werden sehen Antworte unter uns und auf Sand aufs Leben aufs Leben mit ihm © Skender Mustafi

Lexo më shumë

lymi i heshtjes

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë më kujtohet vetëm lymi vetëm lymi i zi fotografi vdekjeje janë në mua zgjuar duke ecur duke ndenjur mendoj për bregdetin e lodhur mendoj për qerpikun e kalbur mes thërrmijave të vuajtjes një grusht lym mi mbyll sytë që panë gjysmëjetën dhe rri lymi sot sikur ngjitës në gojën time që deshi ta përqafoj britmën e pasqyrës në rrojtore stinësh bubullima më kujton heshtjen frikohem prapë kujtimet oh kujtimet e flakta që rrëfehen në shpirt i dëgjoj dhe vetëm unë vuaj nga tharja e zhurmës © Skender Mustafi

Lexo më shumë

në hall të një miku

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë ulur mbi statujë jete ti ngarendë pas hijeve të ngatërruara nga këmbët “kumtesë kohe” unë jam mbështetur për muri e shpresë s’ka mëngjesit të së nesërmes nëse kthehesh në pavijon kujtimesh quajtur prishtinë e prerë do të shohësh kohën ulpianë e martuar dhe ndokush do të vërej heshtjen tënde ndonjëri prej pavijonasve vrojtimesh do të të sheh kthyer kah perëndimi i veshur dhëndër i ëndrrës së prerë © Skender Mustafi

Lexo më shumë

ulërimat e fundit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë ndjenjat e mia të lidhura kahmote për unin tënd flasin duke gropuar ndjenjat tua ndjenjat e mia thonë ç’u bë me virgjërinë kur në ulërimat e fundit bulëzoi urrejtja e ndjenjës shpirtërore më pastaj ulërin dhe vet në shpirtin e gropuar për mërinë e yjeve në përgjigje fati © Skender Mustafi

Lexo më shumë