Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët. Një herë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen…

lexo më tepër

Miu dhe kurthi

Marrë nga: Amarildo Durrsi (Facebook) Autori i pa njohur Një ditë miu pa se fshatari vendosi një kurth për minj. Shkoi miu e i tregoi pulës, deles dhe lopës. Dhe të gjithë i thanë: – “Kurthi për minj është problem yti. Nuk na intereson kjo.” Pas pak kohe, në kurth bie gjarpri dhe e kafshon të shoqen e fshatarit. Në përpjekje për ta shëruar, i zien një supë pule. Pastaj therë delen, për t’i respektuar ata që vinin për ta parë. Në fund theri lopën, për t’i ushqyer, si ka…

lexo më tepër

Shpjegimi gjerman i politikës

Youtube Screenshot

Nga gjermanishtja përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Djali kthehet nga shkolla dhe i thotë babait: Në shkollë, tani, kemi të drejtë civile. A mund të më shpjegosh çka është politika? Babai thotë: Mirë, dëgjo. Unë i sjellë paratë në shtëpi, unë jam kapitali. Nëna jote menaxhon paratë dhe i harxhon ato, ajo është qeveria. Gjyshi që jeton me ne kujdeset që gjithçka të ecin me drejtësi dhe në harmoni, është sindikata. Ana e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shtëpisë, është klasa punëtore. Dhe për kë e bëjmë këtë? Për ty.…

lexo më tepër

Kush na la mbrapa?!

Po tregon Ejup Muadini Po bëja një ditë të zakontë në këto ditët e vona të jetës së perëndimit. Po ecja nëpër rrugë e nëpër kohë duke i shtypë shputat e këputura e duke i tjerrë fijet e gjata të ndodhive të jetës e të kohëve. Këtë rutinë më prishi një zviceran, ish kolegë pune, me të cilin kisha kaluar një kohë të gjatë të jetës. Meqë ka kohë që nuk ishim parë pas gjithë asaj jete-punë së bashku morëm ca momente për të bërë një bisedë e të pimë…

lexo më tepër

Mbreti dhe Bujku

Një mbret kishte dalë në një piknik në natyrë për të përthithur pak ajër të pastër. Gjatë shëtitjes pa një bujk i cili me plotë hare po mbjelltë tokën. E takoi dhe epyeti: Mbreti: O burrë, po shoh sejeni shumë të gëzuar që po punoni tokën, a është kjo toka e juaj? Bujku: Jo zotëri, kjo nuk është toka ime, unë punoj me mëditje- me rrogë. Mbreti: Po sa rrogë merre për këtë punë që e bëni ju ? Bujku: Për këtë punë marr katër dinarë!. Mbreti: A të mjaftojnë…

lexo më tepër

qeni dhe ujkonja

Duke ndjekur ujkonjën, qeni mburrej për shpejtësinë e këmbëve të dhe të fuqisë së vet. Ai mendonte në të vërtetë, se ulkonja ikte pse frikësohej nga ai. Atëherë ajo u kthye e i tha qenit: – Nuk frikësohem unë prej teje, por prej zotërisë tënde.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

lexo më tepër