Miu dhe kurthi

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Marrë nga: Amarildo Durrsi (Facebook) Autori i pa njohur Një ditë miu pa se fshatari vendosi një kurth për minj. Shkoi miu e i tregoi pulës, deles dhe lopës. Dhe të gjithë i thanë: – “Kurthi për minj është problem yti. Nuk na intereson kjo.” Pas pak kohe, në kurth bie gjarpri dhe e kafshon të shoqen e fshatarit. Në përpjekje për ta shëruar, i zien një supë pule. Pastaj therë delen, për t’i respektuar ata që vinin për ta parë. Në fund theri lopën, për t’i ushqyer, si ka…

Lexo më shumë

qeni dhe ujkonja

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Duke ndjekur ujkonjën, qeni mburrej për shpejtësinë e këmbëve të dhe të fuqisë së vet. Ai mendonte në të vërtetë, se ulkonja ikte pse frikësohej nga ai. Atëherë ajo u kthye e i tha qenit: – Nuk frikësohem unë prej teje, por prej zotërisë tënde.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Lexo më shumë

arra

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Një dru arre që ishte buzë rrugës, kishte dhënë shumë fryte. Kalimtarët, për shkak të frytit, ia thyenin degët me gurë dhe shkopinj. Prandaj ajo tha e pikëlluar: – Sa fatkeqe që jam! Pikërisht ata, të cilët i gëzoj me frytet e mia, ma shpërblejnë me të keqe. Përrallëza qorton mosmirënjohjen dhe njerëzit që e kthejnë të mirën me të keqe.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Lexo më shumë

Plaku, kopshti, patatet dhe shërbimi shtetërorë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Skender Mustafi Publikuar në internet nga: Tadday Rastetter Një arab i vjetër ka 40 vite që jeton në Çikago. Me gjithë qejf do të donte që në kopshtin e tij të mbillte patate, por është i vetëm, i vjetër e i dobët. Djali i tij studion në Paris. Për këtë ai i shkruan një letër elektronike djalit të tij. “I dashur Ahmed, jam shumë i mërzitur meqë në kopshtin tim nuk mund të mbjell patate. Jam i sigurt që po të ishte ti këtu do të mund të…

Lexo më shumë

Dhija e gomari

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…

Lexo më shumë

Maçorri dhe minjt

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: – I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes. Përrallëza tregon…

Lexo më shumë