qeni dhe ujkonja

Duke ndjekur ujkonjën, qeni mburrej për shpejtësinë e këmbëve të dhe të fuqisë së vet. Ai mendonte në të vërtetë, se ulkonja ikte pse frikësohej nga ai. Atëherë ajo u kthye e i tha qenit: – Nuk frikësohem unë prej teje, por prej zotërisë tënde.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More

arra

Një dru arre që ishte buzë rrugës, kishte dhënë shumë fryte. Kalimtarët, për shkak të frytit, ia thyenin degët me gurë dhe shkopinj. Prandaj ajo tha e pikëlluar: – Sa fatkeqe që jam! Pikërisht ata, të cilët i gëzoj me frytet e mia, ma shpërblejnë me të keqe. Përrallëza qorton mosmirënjohjen dhe njerëzit që e kthejnë të mirën me të keqe.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More

Plaku, kopshti, patatet dhe shërbimi shtetërorë

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Skender Mustafi Publikuar në internet nga: Tadday Rastetter Një arab i vjetër ka 40 vite që jeton në Çikago. Me gjithë qejf do të donte që në kopshtin e tij të mbillte patate, por është i vetëm, i vjetër e i dobët. Djali i tij studion në Paris. Për këtë ai i shkruan një letër elektronike djalit të tij. “I dashur Ahmed, jam shumë i mërzitur meqë në kopshtin tim nuk mund të mbjell patate. Jam i sigurt që po të ishte ti këtu do të mund të…

Read More

Dhija e gomari

Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…

Read More

Maçorri dhe minjt

Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: – I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes. Përrallëza tregon…

Read More

çuni dhe fati

Njëherë një çun po flinte afër një pusi. Fati iu afrua dhe nisi t’i flasë me zë të lartë – Çohu dhe largohu prej këndej që të mos biesh në pus, sepse atëherë të gjithë do të më shajnë mua. Porosia: Shpesh herë nga mendjelehtësia jonë bijmë në fatkeqësi, dhe atëherë ia lëmë fajin fatit. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More