mbi lutje

një ditë do të bien të gjitha shpresat në ujë as unë nuk e di çdo të bëhet as vetë jeta nuk mund të bie në gjumë pa thënë se vërtetë është dëshpëruar nga dashuria me profil të akullt

Lexo më shumë

takimi me fëmijën

fëmijën e ëndrrës e shikoj në sy dhe skuqem nga turpi në prag të rrugës së thyer e shoh kolonën që vete drejt diellit dhe si shkrepë shfaqet heshtja mes gurëve të lënë fëmija heshtë

Lexo më shumë

rrjeta e marinarit

Autor: Skender Mustafi në mbrëmje plot hënë thurri rrjetë peshkimi nën kep të vijosur me të cilat vija në një gjuhë shkruhet jeta gulçima e tijë aty pranë gumëzhinë uji me aq ritëm të matur me zhurmë që të përpinë nuhatjen dhe shpirti dalngadal kalon portat hyn brenda si një peshkatar i vjetër mendja kapërdin gumëzhimën e rënjes së ujit mbi gurë qetë-qetë në shpirtë duart enden e përenden bëjnë katrorët dhe nyjet të rrjetës së kaltër të madhe gllabërimi i ndjenjës si foshnja për gji të nënës ngjitet për…

Lexo më shumë

ti njeri

ti njeri më bën të e fus gjysmën e fytyrës në qetësinë e ujit të qetë të liqenit ti njeri shfaqesh sikur mendimi për jetën mbi platformën e ujit dhe ecën qetë mbi të ti njeri e lanë fytyrën ne ujin tim të mendimit ti njeri e bën gjysmën e fytyrës sime me pamje prej gogoli pamjen tënde e bën pamje pikture ti njeri a do të heshtësh sot ah çfarë pamje trishtuese pamje prej njeriu ke sot në këtë mesditë të ithët çfarë fshehtësie njeriu ke gatuar kaq shijshëm…

Lexo më shumë

tëhuajsimi i shpirtit

sytë i duken në pikën e ujit mbi kalldrëme vetulla i është shpërndarë në ajrin për rreth buzët i janë çarë me plasaritjet e tokës i është rrudhur lëkura e butë me vuajtje e valëve të detit gjaku i është ngrirë në ëndrrën e llahtarshme fustani i është skuqur me heshtjen e fundit emir i është harruar në raftet e pluhurosura

Lexo më shumë

Nënës time

Autor: Besnik Mustafi Nënë, o moj nënë e imja Shpirt e zemër dyja nyje të lidhura Sa shumë vuajtje në jetë jetove E kurrë oj nënë nuk u dorëzove Nënë të kam yll të syve të mi Më dhe ledhatime e mbrojtje në fëmijëri Më dhe gjënë që nuk ja dhe vetës O nënë un po e shoh tash të jam borxh Të kujdesem për ju o prindërit e mi për gjithë jetën Herë e gëzuar e herë e trishtuar Ti oj nënë me kujdes më rrite mua Kujdes pate…

Lexo më shumë