poezia preh dashurie

dashuruar në rimën e të rrahurës aromatike shtrihet ëndja në jorganin e bardhë të ndjenjës dhe pret tonin rrëqethës labirintit zhveshkan duke lëpirë botën e re dhe përkryerja vjen me vargun e fundit ndërlidhur me një pikë të zezë dhe dashuruar humbet hija e fundit me diellin e krijuar nga verbësia e poezisë së ridashuruar © Skender Mustafi

lexo më tepër

pa lisin me hije të gjatë

rruga ime pa fillim dhe fund puthitet me hijen tënde në fontanë vuajtjesh në kalldrëmet e lashta të kujtimit dhe vazhdon së humburi me hijen tënde shpirti im i pa kapshëm dhe i pandalshëm hip mbi trupin tënd për të kapur qiejt dëshmitarët e tokës në dënim të kohës gjatë seancave vjeshtore në gjykatat përplot fleta të kuqëverdha që bartin me vete nga një copëz hije dhe s’bashku me trupin tënd bien mes rruge para këmbëve të mia në ngjarjen e ëndrrës sime retrospektivë © Skender Mustafi

lexo më tepër

me ngjyrë

Kur unë linda, isha i zi. Kur unë u rrita, isha zi. Kur unë kam të nxehtë, jam i zi. Kur unë kam të ftohtë, jam i zi. Kur unë jam i sëmurë, jam i zi. Kur unë vdes, jam i zi. Kur ti ke lindur, ke qenë rozë. Kur ti je rritur, ke qen i bardhë. Kur ti ke të nxehtë, skuqesh. Kur ti ke të ftohtë, mavijosesh. Kur ti vdes, kalon në të gjelbër. Dhe akoma ke fytyrë të më thuash me ngjyrë? ——- Autor: Kjo është një…

lexo më tepër

përkujtim

si vargon i shtrirë mbi botën bie një trup me sy të ngrirë pa shpirt dhe lot një lule vyshket në dorë i mbeten vijat e fatit me petkun e art të diellit shushurimat mbeten refren për gjenerata të bardha edhe zhurma hiqet zvarrë ia lëshon vendin heshtjes unë mbetem dëshmitarë për shpirtin tim që përgjithmonë do të dehet si mburojë për këtë kujtim © Skender Mustafi

lexo më tepër

flakadan

lulja vyshket në porcelan shpirti nuk qan për sy është nën sytë e dhembjes merimangat ndërtojnë rrjetë zemra ndrydhet për një pik lot një hije rrugës bëhet zonë luftimi pasqyra më del para për ta parë lotin kur shpirti s’duron dot rruga duket sikur ka marr fund çapi çapin e ndjek në çdo kohë troku i tapës ndjell fjalë neuroneve dhe shpirti digjet në ty flakadan © Skender Mustafi

lexo më tepër

udhëtim i përhershëm

kalëroj ditë e natë nëpër stepet e shpirtrave hipur mbi kalin e bardhë që hapëron mbi gërmadha pas zhurmës së pa shuar kah e kaluara apo e ardhmja nuk më pengon drejtim kalëroj nëpër valët e zërave që sikur grumbull bletësh gumëzhijnë dhe çajnë gjallërimin e gjelbër çajnë timpanin e veshit të trishtuar që si lypsar i bukës së jetës e kërkon fëmijën e mbjellë në tokën e gurit dhe duke vrapuar pas zërit të tij humbi dhe rrugën time kalëroj nëpër të panjohurën nëpër rrugët e trurit të humbura…

lexo më tepër