Ndalo pakë të lutem mos fluturo me presh

Skender Mustafi

Shkruan: Skender Mustafi Le të mos hezitojmë që përmes këngës të këmbëngulim se mund të bëjmë arritjen e fitores qoftë morale apo të asaj e cila zakonisht kërkon fundja edhe gjak. Le të mos hezitojmë me mendimin se përmes fjalëve të shfrenuara e përmes mendjes së dehur e me pëllitje gomarësh, qoftë në këngë, poezi e madje edhe shkrime analitike, mund të arrijmë të çlirohemi nga era e pistë që shpërndahet nga morrat e pulave që kishim, e që s’i kemi as ato sot, më parë. Nuk kam kohë të…

lexo më tepër

Papastërtia nuk pastrohet me papastërti

Autor: Skender Mustafi Asnjë ngjarje, asnjë akt i ndonjë individi, i ndonjë pjese të shoqërisë, i ndonjë shoqërie, madje i shoqërisë si tërësi nuk mund të merret si shkak për të tejkaluar ligjet Hyjnore. Veprimet e të tjerëve në asnjë mënyrë nuk janë peshore e cila matë situatën dhe lejon ose ndalon veprimet jashtëligjore. Ajo që ne duam të veprojmë ose/dhe veprojmë, e që është e ndaluar, nën presion psikik për shkak të ndonjë ngacmimi të jashtë nga burimet që ceka, nuk duhet arsyetuar dhe nuk mund të merren si…

lexo më tepër

Nga dallimi mes tentimit dhe dështimit deri tek suksesi

Autor: Skender Mustafi Nëse trajtojmë aktivitetet, të cilat kanë qenë të pa suksesshme, një nga një, atëherë secili nga ata është një dështim në vete. Nëse kemi një synim dhe realizojmë disa aktivitete për të arritur atë dhe të gjitha aktivitetet janë të pa suksesshme, atëherë secili nga ato të trajtuar në një nga një në veten e tyre janë dështime. Nëse këto aktivitete, të realizuar për të arritur të njëjtin synim, trajtohen si zinxhirë aktivitetesh, meqë edhe ashtu janë realizuar, dhe synimi nuk është arritur, atëherë vetëm zinxhiri i…

lexo më tepër

Plaku, kopshti, patatet dhe shërbimi shtetërorë

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Skender Mustafi Publikuar në internet nga: Tadday Rastetter Një arab i vjetër ka 40 vite që jeton në Çikago. Me gjithë qejf do të donte që në kopshtin e tij të mbillte patate, por është i vetëm, i vjetër e i dobët. Djali i tij studion në Paris. Për këtë ai i shkruan një letër elektronike djalit të tij. “I dashur Ahmed, jam shumë i mërzitur meqë në kopshtin tim nuk mund të mbjell patate. Jam i sigurt që po të ishte ti këtu do të mund të…

lexo më tepër

2014 (fjalët e mia)

Studimi Të studiosh është pa vlerë nëse nuk e tejkalon atë. Studiuesi duhet të e tejkalojë studimin, pra duhet të e kuptojë dhe implementojë atë, të arritur, tërësisht apo pjesërisht (nëse ka mundësi). Studim nuk është vetëm plani universitar, por edhe të gjitha problematikat tjera të cilat kërkojnë të kuptuar e më pas implementim. T’i tjerrësh mundësitë e veshjes së shtëpisë me mobilie në bazë të hapësirës, buxhetit e funksionalitetit, është studim. Ne çdo ditë “studiojmë” rrjedhën politike shtetërore, ndërkohë që kemi problem me ligat e ujit për shkak se…

lexo më tepër

Kapja racionale e maces për bishti

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi Posaçërisht dekadën e fundit, nuk është e rëndësishme dhe e mundimshme të merret vendim për të përcaktuar temën për të cilën duam të flasim, shkruajmë, debatojmë, të tjerrim, apo madje edhe të përçyrremi. Kemi shumë vrima të hapura cilat mund t’i trajtojmë. Problemi më i madh është marrja e vendimit për të shkruar. Këtë pikë nuk e ngriti mbi pikën e frikës, nga censurat, për të shkruar apo jo, por nga ana e konsumimit të idesë të cilën trajtojmë dhe efektit që me të arrimë. Sot, jo që më shumë shkruhet…

lexo më tepër