Nëse ti jam unë!

  Autor: Jusuf Zimeri Teksti: Kësaj radhe do të parashtroj një pyetje sipas logjikës së torollakut kur për herë të parë kishte dalë para pasqyrës dhe i mahnitur kishte parë veten. Ashtu i shtanguar ai që e shihte në pasqyrë ju dukë krejtësisht si vetja e tij, dhe pas një momenti duke belbëzuar e pyeti: – O ti, nëse ti je unë, atëherë kush jam unë???!!! Në analogji me këtë ngjarje po parashtroj një pyetje tjetër: – Nëse vajzat tona, motrat tona dalin në rrugë me 3/4 e trupit të…

Lexo më shumë

Kapja racionale e maces për bishti

Autor: Skender Mustafi Posaçërisht dekadën e fundit, nuk është e rëndësishme dhe e mundimshme të merret vendim për të përcaktuar temën për të cilën duam të flasim, shkruajmë, debatojmë, të tjerrim, apo madje edhe të përçyrremi. Kemi shumë vrima të hapura cilat mund t’i trajtojmë. Problemi më i madh është marrja e vendimit për të shkruar. Këtë pikë nuk e ngriti mbi pikën e frikës, nga censurat, për të shkruar apo jo, por nga ana e konsumimit të idesë të cilën trajtojmë dhe efektit që me të arrimë. Sot, jo që më shumë shkruhet…

Lexo më shumë

Mbivlerësimi dhe sundimi i mençurisë

Autor: Skender Mustafi Koment ndaj shkrimit: “Qyteti i mençur dhe shtëpitë që mendojnë për energjinë” tek  Deutsche Welle Ideja e implementimit të teknologjive të mençura të prodhimit të energjisë elektrike nuk është e re. Kjo ide nisë që nga vetë Nikolla Teslla dhe ngërthehet nga shkencëtarë të ndryshëm. Ajo që vihet në pah nga ana e hulumtuesve të ndryshëm të zhvillimeve politiko-socialo-ekonomike, është fakti se kjo mençuri sundohet nga duar të forta. Këto duar nuk shohin interes në implementimin e kësaj teknologjie. Si pasojë e kësaj force të jashtëzakonshme e cila shtyhet…

Lexo më shumë

Të gjitha komentet, shkrimet, kritikat e thash e themet pas ndeshjes janë vetëm të thëna

Shkruan: Skender Mustafi Pozita më e mirë e një shikuesi në një ndeshje tenisi është të është i ulur në mes të rreshtave në njërin nga krahët. Në këtë pozitë është në gjendje të shohë vetëm atë që mendon se është me rëndësi dhe të përcjellë topin duke lëvizur nga e djathta e e majta e tij. Kjo i ngjason një ncncnc me ritëm më të ngadalësuar. Politika jonë na ka ofruar ulësen në rreshtat ku duhej ulur shikuesi i ndeshjes së tenisit. Ne jemi ulur. Pozita jonë është ajo…

Lexo më shumë

Vlera e vërtetë dhe vlera e pa vlerë e diturisë

Autor: Skender Mustafi Ky shkrim do të duhet të jetë sqarues dhe jo ngatërrues, për këtë dhe zgjodha titullin me kujdes. Kjo që them vije si pasojë e gjendjes momentale në shoqërinë tonë ku shumica e njerëzve nuk i japin kohë të mjaftueshme analizës dhe të kuptuarit të vlerës e cila ofrohet. Si pasojë e një mosnjohjeje, në të shumtën e rasteve haset një mbivlerësim i diturisë, një rritje e skajshme e sajë, gjë që është qasje e gabuar, e pa vërtetë, mashtruese. Vlera e diturisë në nivele të ndryshme edukative…

Lexo më shumë

Identifikimi me të tjerët

Autor: Skender Mustafi Nga elementet më të rrezikshme dhe më të varfra që është paraqitur tek shoqëria jonë është identifikimi me të tjerët. Identifikimi me personalitete të ndryshme të shoqërisë moderne e të tjera, është veprim i kotë. Hulumtimi i elementeve identifikuese tek të tjerët për të ngritur vlerën personale, është humbje kohe dhe përpilim i një identiteti të rrejshëm. Të identifikuarit e të tjerëve me një grup tjetër është veprim i rrezikshëm, fyerje, shkelje e të drejtave njerëzore, nxitje konfliktesh. Identifikimi i vetëm i vlerë dhe i përhershëm është…

Lexo më shumë