Mbivlerësimi dhe sundimi i mençurisë

Autor: Skender Mustafi Koment ndaj shkrimit: “Qyteti i mençur dhe shtëpitë që mendojnë për energjinë” tek  Deutsche Welle Ideja e implementimit të teknologjive të mençura të prodhimit të energjisë elektrike nuk është e re. Kjo ide nisë që nga vetë Nikolla Teslla dhe ngërthehet nga shkencëtarë të ndryshëm. Ajo që vihet në pah nga ana e hulumtuesve të ndryshëm të zhvillimeve politiko-socialo-ekonomike, është fakti se kjo mençuri sundohet nga duar të forta. Këto duar nuk shohin interes në implementimin e kësaj teknologjie. Si pasojë e kësaj force të jashtëzakonshme e cila shtyhet…

lexo më tepër

Të gjitha komentet, shkrimet, kritikat e thash e themet pas ndeshjes janë vetëm të thëna

Shkruan: Skender Mustafi Pozita më e mirë e një shikuesi në një ndeshje tenisi është të është i ulur në mes të rreshtave në njërin nga krahët. Në këtë pozitë është në gjendje të shohë vetëm atë që mendon se është me rëndësi dhe të përcjellë topin duke lëvizur nga e djathta e e majta e tij. Kjo i ngjason një ncncnc me ritëm më të ngadalësuar. Politika jonë na ka ofruar ulësen në rreshtat ku duhej ulur shikuesi i ndeshjes së tenisit. Ne jemi ulur. Pozita jonë është ajo…

lexo më tepër

Vlera e vërtetë dhe vlera e pa vlerë e diturisë

Autor: Skender Mustafi Ky shkrim do të duhet të jetë sqarues dhe jo ngatërrues, për këtë dhe zgjodha titullin me kujdes. Kjo që them vije si pasojë e gjendjes momentale në shoqërinë tonë ku shumica e njerëzve nuk i japin kohë të mjaftueshme analizës dhe të kuptuarit të vlerës e cila ofrohet. Si pasojë e një mosnjohjeje, në të shumtën e rasteve haset një mbivlerësim i diturisë, një rritje e skajshme e sajë, gjë që është qasje e gabuar, e pa vërtetë, mashtruese. Vlera e diturisë në nivele të ndryshme edukative…

lexo më tepër

Identifikimi me të tjerët

Autor: Skender Mustafi Nga elementet më të rrezikshme dhe më të varfra që është paraqitur tek shoqëria jonë është identifikimi me të tjerët. Identifikimi me personalitete të ndryshme të shoqërisë moderne e të tjera, është veprim i kotë. Hulumtimi i elementeve identifikuese tek të tjerët për të ngritur vlerën personale, është humbje kohe dhe përpilim i një identiteti të rrejshëm. Të identifikuarit e të tjerëve me një grup tjetër është veprim i rrezikshëm, fyerje, shkelje e të drejtave njerëzore, nxitje konfliktesh. Identifikimi i vetëm i vlerë dhe i përhershëm është…

lexo më tepër

Koment: Rinia në perëndim

Autor: Skender Mustafi Pyetja e diskutimit:  kush eshte puna ideale per nje shqiptar? nga Ira Meta   Përkundër që pyetja është me shumë ngjyra ironike, e madje nëse është serioze ka ton të fort qesharak, do të marr kohë që të shkruaj rreth reagimit të Gencit. Unë jetoj për rreth tetë vite në perëndim dhe gjatë kësaj kohe kam arritur të shoh jetën e shqiptarëve në perëndim dhe të mund të krahasoj me jetën e shqiptarëve në vendlindje. Ju gaboheni kur tërhiqni një vi dhe mbi të njëjtën vendosni të gjithë…

lexo më tepër

Trimi refuzoi hyrjen në dhomë nga frika se po prishte gjithçka me trimërinë e tij

Mendim ekonomiko-politik

Autor: Skender Mustafi Duke parë thash-e-themet mbi ndryshimet administrative shtetërore të Maqedonisë kundrejt Kosovës, thash hajt dhe unë të them diç. Gjithandej i shoh njerëzit të acaruar ndaj Maqedonisë për hapin politiko-ekonomiko-social që ndërmori. Akuzimet vijnë të llojeve, sasive dhe forcave të ndryshme që po të ishte nocioni Maqedoni ndonjë tortë, deri më tani do ta kishin ngrënë, madje edhe gishtat tanimë i kishin të lëpirë. Akti i realizuar nga shteti i Maqedonisë nuk është gjë veç se një vendim i ndërmarrë bazuar në plane të realizuara paraprakisht. Ky akt…

lexo më tepër