Si të shkruaj një punim kërkimor/shkencor/seminarik?

Punimet kërkimore ose shpesh të njohura si punimet shkencore ose në shumë universitete tona edhe si punime seminarike janë punime të cilat studiojnë një problematikë të caktuar të një fushe studimore. Punime të këtilla mund të kërkohen nga institucione të ndryshme si organizata, kompani, universitete etj. Punimet e kërkuara nga institucione jashtë universitare janë punime profesionale të cilat kërkohet të punohen nga profesionistë të fushave të caktuara për interesa specifike të paracaktuara nga institucionet përkatëse. Në anën tjetër punimet kërkimore të kërkuara nga bartës të lëndëve të ndryshme gjatë studimeve…

lexo më tepër

Si të bëj analizë SWOT?

Autor: Skender Mustafi SWOT analiza është analiza e fuqive, dobësive, mundësive dhe rreziqeve të ndërmarrjes në raport me konkurrentët ose tregun në përgjithësi. Realizimi i analizës SWOT qoftë edhe për ndërmarrjet e vogla (psh. shitore) ndikon në të kuptuarit e gjendjes së ndërmarrjes dhe veprimi drejt gjetjes së mundësive për përmirësimin e kësaj gjendje nënkupton ngritjen e performancës së ndërmarrjes. Si të realizoj SWOT analizën? Për të realizuar një SWOT analizë të suksesshme duhet që të caktohet qartë fusha e realizimit të analizës me qëllim që analiza të jetë sa…

lexo më tepër

Ku janë muslimanët shqiptarë?

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi Reagim në formë komenti tek BreziiRi.com tema: Lidhja e duarve, nën kërthizë, është sunnet. Esselamu Alejkum, kerkoj ndjesë që nga tema e “duarve” po kaloj tek tema e komentimit të tyre. Diskutimi rreth çështjes së lidhjes së duarve nga ata që falin namazin e edhe më shumë nga ata që sapo kan filluar të falin namazin e edhe nga ata që nuk e falin fare namazin është bërë një “problem delikat”. Muslimanët shqiptarë sikur të merreshin me punë serioze dhe të rrespektonin hadithet e ajetet bazë që…

lexo më tepër

Reagim ndaj shkrimit të Arbër Xhaferit

Skender Mustafi

Autor: Skender Mustafi Reagimi është bërë në formë komenti ndaj shkrimit të Arbër Xhaferit publikuar tek Koha.net.mk Është shumë e logjikshme ardhja e një gjendje të këtillë në rajonin tonë, ku populli identifikohet si i ndryshëm. Madje thellimi kalon edhe në karta edhe më të gjëra kur koka të popullit haptazi “rrahin faqet” po për këtë çështje (Kadare – Qosja). Pra, thënë troç, çështja e çrrënjosjes së kulturës islame nga populli shqiptar i këtij rajoni nuk është problem i ditës së sodit. Është një brengë historike, por problemi është se…

lexo më tepër