HTML5 Hap Pas Hapi: Vijat dhe tabelat

Autor: Skender Mustafi Ndër elementet bazë dhe herë pas here shumë të rëndësishme janë vijat dhe tabelat. Në këtë mësim do të shohim karakteristikat, elementet dhe parametrat  e tabelave që mbajnë etiketën <table></table> dhe vijave horizontale që mbajnë etiketën <hr>. Vija horizontale është etiketë një-anëse dhe shtrohet një herë me një të vendosur të kodit. Manipulimi me vijën horizontale mund të bëhet përmes përcaktimit të parametrave sipas nevojës. Parametrat tek vija mund të vendosen në mënyrë të kombinuar sikur tek çdo etiketë tjetër. Parametrat bazë të vijës janë si size, color, align dhe…

lexo më tepër

HTML5 Hap Pas Hapi: Rregullimi i tekstit

Autor: Skender Mustafi Tanimë programuam bazën mbi të cilën mund t’i hedhim elementet për të programuar ueb faqen tonë. Në këtë mësim do të trajtojmë hedhjen, përpunimin dhe rregullimin e tekstit ku do të kemi rastin t’i mësojmë disa etiketa shumë me vlerë për t’i realizuar këto veprime. Ne mund të hedhim tekstin e dëshiruar brenda kornizave të etiketës <body></body> pa pasur nevojë për asnjë etiketë tjetër. Kështu do të kemi një tekst i cili paraqitet në pjesën e sipërme, nga e majta, të faqes, pa asnjë efekt. Le të…

lexo më tepër

Format e shtrirjes së Kompjuterizimit në Re

Autor: Skender Mustafi Janë të njohura katër forma të shtrirjes së kësaj teknologjisë së Kompjuterizimit në Re edhe atë në: Re Publike [1]Re Publike (anglisht: Public cloud) – të cilat janë të organizuara në atë mënyrë nga ana e ofruesit të shërbimeve ashtu që aplikacionet, bazat e ruajtjes së të dhënave dhe burimet tjera janë të ofruara për publikun e përgjithshëm. Këto shërbime janë falas ose me pagesë sipas shfrytëzimit me qasje vetëm përmes internetit. Shërbime në re të tilla ofrojnë kompanitë e njohura si Amazon AWS, Microsoft Inc., Google…

lexo më tepër

20 aplikacione për përpilimin e UML diagrameve

Përgatiti: Skender Mustafi  Meqë është fjala për diagrame specifike, pra UML, dhe mendoj se ju tani e dini se për çfarë është fjala si dhe i dini rregullat e realizimit të UML diagrameve, nuk po bëj përshkrimin e aplikacioneve. AgroUML– softuer UMLet – softuer StarUML – softuer BOUML – softuer UML Graph – softuer Diagramly– online aplikacion pa nevojë për regjistrim Dia– softuer Diagram Designer– softuer gliffy – online aplikacion me regjistrim yED – softuer GoVisual – softuer ATL – softuer Violet UML Editor – softuer Astah Community – softuer Graphor – softuer Modelio – softuer Open…

lexo më tepër

18 softuerë për të regjistruar aktivitetet tuaja në kompjuter në audio dhe video format

Përgatiti: Skender Mustafi Ju ndoshta tanimë keni menduar shpesh rreth mënyrave të ndryshme për të ndihmuar të tjerët nga larg se si të ndryshojnë diç tek kompjuteri i tyre. Një nga mënyrat më të mira të i ndihmosh ndokujt është duke qen prezent dhe duke vepruar me mi e duke folur me gojë. Siç thotë populli: “Shkurt e shqip.” Thuajse “shkurt e shqip”, madje edhe më mirë pa pasur nevojë të shkoni për ndihmë tek miku, veprojnë softuerët të dedikuar për këto veprime, të cilët ruajnë veprimet tuaja në kompjuter në…

lexo më tepër

Google Drive drejt mposhtjes së DropBox-it

Përgatiti: Skender Mustafi Unë tanimë gjatë kohë jam me Google qoftë përmes postës elektronike Gmail, përmes hartës, kalendarit, sistemit të marketingut AdWords e përmes veprimit me dokumente drejtpërdrejtë në internet. Deri më tani kam shfrytëzuar program shtesë të punuar nga pala e tretë për të shfrytëzuar hapësirën e ofruar nga Google për shpërndarjen e dokumenteve, madje kam shfrytëzuar intensivisht edhe DropBox për shkak të hapësirës së mirë, 2BG + 500MB për çdo mik, por tani kjo angari mori fund.

lexo më tepër