Për pyetjet e pa zakonshme Wolfram|Alpha ka përgjigje interesante!!

Wolfram|Alpha është një bazë për logjikë informatike e cila gjeneron përgjigje duke përdorur logjikën e kombinimit të të dhënave mbështetur në një logjikë të caktuar. Sidoqoftë, përkundër të gjitha përpjekjeve që përgjigjet të jenë rezultat i kombinimeve të ndryshme, disa nga pyetjet kërkojnë përgjigje të thjeshta dhe të shkurta sepse ato janë të tilla dhe s’bëhen ndryshe. Unë e shfrytëzoj bazën e kompjutimit logjik të ofruar nga Wolfram|Alpha, megjithatë në këtë artikull u kam sjellë përgjigjet e disa pyetjeve  “private” dhe “intime”.

Lexo më shumë

Info-Grafik: Pinterest vs Facebook

Rrjetet shoqërore në njërën ose tjetrën mënyrë janë duke ndikuar dukshëm ndaj konsumatorëve dhe vendimit të tyre për të realizuar blerjet. [intlink id=”6959″ type=”post”]Pinterest[/intlink], faqe e cila u mundëson përdorueseve mbledhjen e materialeve multimediale, edhe pse është ndër idetë më të reja për ndër-komunikim shoqërorë, ka bërë bum në fillim të vitit duke tërhequr vëmendjen e qindra mijëra vizitorëve dhe duke mposhtur vlerësimet dhe dyshimet e studiuesve të ndryshëm të marketingut të internet, siç është Dejv Çafi (Dave Chaffey). Sidoqoftë, përdoruesit pëlqejnë faqen dhe mënyrën e organizimit të të dhënave, ndër-komunikimit mes tyre…

Lexo më shumë

Deklaratë nga Glenn Mangham – anglezi i cili mposhti Facebook-un (video anglisht)

Glenn Mangham sulmoi rrjetin shoqërorë Facebook në Prill dhe Maj të vitit të kaluar dhe arriti të kopjojë kodin e tërë të portalit. Në këtë video të realizuar pas lirimit të tij nga burgu (8 muajsh), Glenn flet mbi simet e tij në sulmin mbi rrjetin shoqërorë.

Lexo më shumë

ZygoteBody: Projekt 3D-interaktiv për njohjen e trupit

ZygoteBoty është projekt i mrekullueshëm për të njohur veten, organet tona të brendshme, shtrirjen e sistemit të qarkullimit të gjakut, muskujt, eshtrat, shtrirjen e sistemit nervor. Projekti ka një bazë e cila ofron gjetjen e organeve përmes kërkimit të tyre në fushën e kërkimit. Lëvizjen e trupit të konstruktuar në 3D përmes miut. Fatkeqësisht kërkimi bëhet përmes termeve në anglisht si dhe termeve shkencore përmes të cilave shumica e organeve janë të njohura. Për më tepër mund të shihni organet mashkullore dhe femërore duke lundruar nëpër njërin nga trupat varësisht nga…

Lexo më shumë

Kthimi drejt marketingut direkt – reklamë HD LIVE nga TNT (video)

Marketingu direkt është nga format e para të marketingut të shfrytëzuara në mënyrë profesionale dhe jo profesionale për të reklamuar produktet, shërbimet dhe emrin e tyre kompanitë e ndryshme. Në këtë rast kompania belgjinale për sinjal televiziv TNT paraqet një reklam HD LIVE.

Lexo më shumë

“Web Mining” në mediat shoqërore për të gjetur fituesit e mundshëm të çmimit “Oscar”

“Web minin” që në shqip ka kuptimin “gjurmimi i përmbajtjes së faqeve të internetit” është formë e njohur e gjurmimit të sjelljes së konsumatorëve. Teknika të tilla shfrytëzojnë kompanitë e marketingut për të analizuar faqet e tyre, rrjetet shoqërore si dhe përmbajtjet e internetit në përgjithësi qoftë për ndonjë rajon të caktuar, qoftë “tërë internetin”, për të kuptuar sjelljet e konsumatorëve ndaj kompanive, produkteve dhe ngjarjeve të ndryshme. Web mining është një temë e gjerë e cila meriton trajtim të posaçëm për të kuptuar shkencërisht. Kjo teknikë e njohjes së…

Lexo më shumë