Karakteristikat e Kompjuterizimit në Re (Cloud Computing)

Autor: Skender Mustafi Kompjuterizimi në re është një hap i suksesshëm në zhvillimin e përgjithshëm të internetit dhe modeleve të ndryshme të biznesit, përkundër pikave të diskutueshme që ka. Numri i madh i shërbimeve të tilla të ofruara në gjithë globin është një indikatorë që vërteton suksesin e kësaj teknologjie. Për më tepër në vazhdim do të paraqesim karakteristikat kyçe të cilat bëjnë këtë teknologji të suksesshme: Efikasiteti – i kësaj teknologjie është shumë më i madh se i asaj lokale meqë kompanitë investojnë në pajisjet më të reja teknologjike…

lexo më tepër

Kompjuterizimi në Re (Cloud Computing)

Autor: Skender Mustafi Termi Cloud Computing (shqiptimi: Kllaud Kompjuting) e që në shqip nënkupton “Kompjuterizimin në Re” na është shfaqur shumë herë, qoftë direkt ose indirekte, gjatë lundrimit tonë në internet. Në literaturën profesionale në anglisht, gjuhë nga e cila rrjedh ky term, studiues të ndryshëm paraqesin definicione të ndryshme të cilët sqarojnë thelbin, detyrat dhe funksionin e kompjuterizimit në re.

lexo më tepër

Paint.NET: Efekte mbi flamurin shqiptar

Përgatiti: Skender Mustafi Në këtë mësim mund të realizoni disa efekte mbi flamurin shqiptar duke shfrytëzuar Paint.NET, softuerin falas për përpunimin e fotografive. 1. Shkarkoni flamurin origjinal shqiptar nga interneti. Këtë mund të e gjeni tek artikulli i flamurit në Wikipedia. 2. Hapeni Paint.NET dhe hidheni foton e flamurit. Dyfishoni shtresën e punës (layer) me flamurin në të. Tani keni dy flamuj një mbi të.

lexo më tepër

Paint.NET: Shkopi i ndritur

Përgatiti: Skender Mustafi Në këtë artikull do të mund të mësoni të krijoni shkop të ndritur edhe atë shpejt dhe lehtë. Pasoni hapat në vijim. 1. Hapeni Paint.NET dhe në të hapeni një dritare të re me dimensione sipas dëshirës. P.Sh. 400px me 200px dhe i largoni prapavijën që të mbetet dritare e tejdukshme. 2. Shfrytëzoni mjetin për vizatim dhe vizatoni një vijë të thjeshtë me gjerësi e gjatësi gjatësi sipas dëshirës dhe me ngjyrë të bardhë. Gjerësinë i kam caktuar unë 6px.

lexo më tepër

Zhvillimi i internetit dhe varësia e biznesit

Autor: Skender Mustafi Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë kuptimplotë për njërën pa mos folur për tjetrën. Bill Gates Kompanitë të cilat tanimë kanë shtrirë rrjetin e sofistikuar të internetit në strukturat e tyre dhe kanë zhvilluar përmbajtje specifike në të e që është jetësore për nevojat e biznesit të tyre, nuk është e thënë të kenë arritur kulmin e suksesit të biznesit të tyre. Në ditët e sodit interneti është teknologjia kyçe e cila u mundëson bizneseve, posaçërisht ndërmarrjeve të vogla…

lexo më tepër

Kalimi i tregtuesve tradicional në biznesin elektronik

Autor: Skender Mustafi Tregtuesit tradicional, në anglisht të njohur si tregtuesit-vetëm-në-tulla (anglisht: brick-only marketers) që në fillim të përfshirjes së tyre në biznesin elektronik u përballën me problemin se si të drejtojnë shitjet në internet pa mos ndikuar negativisht ndaj shitjeve në shitoret e tyre, ndaj rishitësve, ose ndaj agjentëve. Megjithatë, ata, së shpejti kuptuan se rreziku i humbjes së bizneseve të tyre nga ana e tregtuesve në internet ishte më i madh se sa rreziku i shqetësimit dhe mllefit të partnerëve të biznesit. Pra, në fjalë të tjera, edhe në…

lexo më tepër