Marketing analizë dhe praktikë

Autor: Skender Mustafi Ndonëse punimi është realizuar në vitin 2005 dhe shumë gjëra mund të ishin trajtuar ndryshe nga ajo që u trajtuan në atë kohë, mendoj se ky punim mund të ndihmoj nevojat e ndonjërit nga ju. Fjala është për një analizë të shkurtër të një kompanie me të dhëna burimore nga ajo si dhe konkluzionet e mia në atë kohë. Punimin mund të e shkarkoni si PDF. Më poshtë, pa pasur nevojë të e shkarkoni punimin “”, do të mund të e lexoni një pjesë nga hyrja. Unë nuk kam…

lexo më tepër

Përfitimet e furnizuesve dhe konsumatorëve nga tregtimi shoqëror

Shkarko projektin në PDF:  Projekti “Përfitimet e furnizuesve dhe konsumatorëve nga tregtimi shoqëror” është i realizuar në gjuhën angleze dhe pastaj është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe. Realizimi i projektit është dashur të bëhet në aspekt shkencor duke studiuar temën dhe duke mbështetur atë me burime të sakta informatash. Projekti është i kufizuar në 7 000 shkronja dhe hapësira të zbrazëta, por duke mos përfshirë shtesat dhe referencat. Autor: Skender Mustafi Data: 16 Nëntor 2010 Mbikëqyrës: Prof. Dr. Uwe Leimstoll Moduli: Organizations, Technologies and E-Business Programi studimot: Master of…

lexo më tepër

Analiza e investimeve

Hyrje Dinamika e te jetuarit ne përgjithësi ka një ndikim shumë te madh edhe ne dinamiken e lëvizjes se jetës afariste. Gjitha këto lëvizje të shpejta dhe me dinamizëm të madh koh pas kohë përcillen me një rrezik të madh. Sidomos rrezikshmëria është shumë me e madhe në kushtet e ekonomisë së tregut në të cilin nuk ekziston mbrojtja nga shteti, por çdo kush duhet që me njohuritë e tij dhe me punë të pa lodheshme të bëjë menaxhimin e biznesit në rrugë të drejtë normalisht duke i pasur parasysh…

lexo më tepër

Dizajnimi industrial i produktit

Shkarko punimin në “PDF” Shkruar në vitin 2003 Redaktuar më 21 Maj 2016 Rëndësinë e dizajnimit të produktit e kanë vërejtur  prodhuesit që në fillim të veprimtarisë së tyre në prodhimtarinë industriale. Duke pasur parasysh efektin tërheqës dhe atë të dallueshmërisë gjithmonë prodhuesit janë munduar që përmes logos së tyre të shprehin llojin e veprimtarisë dhe imazhin e tyre të plotë. Kështu kompanitë e mëdha botërore janë paraqitur që në fillim me vizon të qartë duke paraqitur njëkohësisht edhe produktin e tyre dhe dizajnin si pjesë shumë të rëndësishme të…

lexo më tepër

Planifikimi dhe kontrolli

Autor: Skender MUSTAFI Shkruar në vitin 2003 Redaktuar më: 12 Maj 2016 Në këtë studim nga të gjithë elementet e një procesi ekonomik do të vë në dritë vetëm planifikimin dhe kontrollin. Këto dy elemente janë jetësore në ekonominë e sotme qoftë nëse trajtojmë tregun në tërësi në aspekt makroekonomik, qoftë nëse trajtojmë ndërmarrjen në veçanti në aspekt mikroekonomik. Për më shumë, kur kemi parasysh ndërmarrjen, planifikimi dhe kontrolli aplikohen në të gjitha proceset dhe gjatë gjithë realizimit të cilit do proces të saj. Për të kuptuar këto dy elemente të proceseve ekonomike, fillimisht…

lexo më tepër