Nina-nina çunin-o përgjum` pëllumin-o përkun natë e përkun ditë, që t`më rritesh çik nga i cikë Të rrit nana ty asgan, që ti ngjash stërgjyshve tanë, të rrit nana trim me fletë, që t`më japësh gëzim në jetë nina nana çunin-o merre gjumë pëllumbin-o Ninull tiranase e vitit 1974 (Artikulli [...]
nina-nëna,djalin flij, flij o biri im! ju bëfsh nënës po si mollë të qon nëna, ty ne shkollë që të msosh në fakulltet që t’mos shkosh në gurbet si babi që qon jetë nëpër rruga duke fjetë nina -nëna, djalin tim flij ,flij, o biri im !!! (Artikulli është lexuar [...]
Nina-nana sheqer n’letër, m`u befsh burr e plak me mjekër! Nina-nana, t`shkoftë i bardh moti, m`u befsh trim si Kastrioti! djepi tundet, nana punon djali fle dhe me s`dëgjon. Ninull nga Fier, 1963 (Artikulli është lexuar 1114 herë…)
Nano-nano djalënë Se na zgjoi mëhallënë! Kush e ka e kush e do Kush e perkedhel kur do? Djal’i vogël këto do Lodrat edhe vallet-o! O nanan, o nanan Nenua t’u bëftë kurban Që të ka e që të mban! Ririri, ririri, (Artikulli është lexuar 189 herë…)
Nina-nana, nin me fjetë, Ty të martë ni gjumë i lehtë, Gjumi i lehtë, gjum sevda, Ty t’ban nana motër e vlla. Ninull mushtishase, Suharekë, 1974 (Artikulli është lexuar 1122 herë…)
shumë sevdanë e kam pas për n`ty, Nina-nana çika e re, dy maqina kam me ti ble, nja me qepë, nja me pre nja me qepe nën nji hije, t`pik bojlija përmi krye. Nina-nana shpejt mu rritsh ftyrën nanës ti ja zdritsh, ftyrën ma zdritsh, zemrën ma gëzofsh, jetë të [...]
Nina-nin, t’përkund nana T’përkundi n’djep t’arit Se kshu i ngjitet emni djalit Nina-nina t’qes ke dera Po kam frigë se po t’vret era Nina-nina t’qes ke mani Po kam frigë se t’merr murrani (Artikulli është lexuar 1218 herë…)
Nina nina, vajzë e nanës Mori cucë për bukuri U bafsh si lule për hijeshi Fle si qingj e çohu si rrunxë Qingja e nanës nina ni Vajzë u rritsh e u fejofsh! U martosh e u lulzosh Dalsh ti bij me hijeshi E u përmendsh-o për urti (Artikulli është [...]
Nina nina, o more bir Flej se gjumi të ban mirë Të ban mirë e të rahaton Shtatin, bir, ta pushon Gjumi gjumi rehatshumi Vjen me të marrë porsi pëllumbi Nin-e-nin sheqer në letër M’u bafsh, bir, plak i vjetër! ç’po i këndon-o djali gjumit Si vida që i këndon [...]
Nina-nana, t’përkun nana, T’u mushtë qafa me gjerdana! Nina-nana, molla bek-e, As po ke kuj m’i gjet-e? N’daç sat am-e, n’daç tit et-e, A n’daç nans për miradi-e, A n’daç babs për bukuri-e, O për bes’o për dhanti-e. Po vjen gjumi tuj përvet-e: Nina-nin, nin-nin-o, “Kush e ka djalin me [...]
Nina-nin, të zantë gjumi, nina-nin, të zantë në djep të ka nana zog me fletë. Sillet gjumi rreth e qark, të vijë, djalë, përmbi kasnak; të t’rris’ nana të t’çoj në shkollë, kam me t’dhanë librat në dorë. Djepi jot është mbush’ me bar, ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar. [...]
Shto postën elektronike
Falënderohu për atë që je sot dhe lufto për atë çfarë do të jesh nesër. — Uiliam Shekspir
Falënderohu për atë që je sot dhe lufto për atë çfarë do të jesh nesër.
Përmes dhurimeve tuaja bëhet edhe më e pasur përmbajtja jonë që është vetëm për qëllime edukative.