Kërko foto përmes fotos në Google

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Algoritmet e Google’s janë treguar ndër më të suksesshmit si në mbledhjen e informacioneve në internet po ashtu edhe në ofrimin e tyre tek kërkuesit e kategorive të ndryshme. Ky motor i kërkimit ofron rezultate edhe në raste shumë specifike kur shpesh herë motorët tjerë si Bing e Ask nuk ofrojnë asgjë. Këtë herë vendosa të shpalos një mundësi të cilën ofron ky motor e që shumë përdorues nuk janë në dijeni.

Shkas i këtij artikulli është rastet e shpeshta të ofrimit të fotografive të ndryshme në rrjetet sociale ku përdoruesit shqiptarë i manipulojnë fotografitë e personaliteteve e institucioneve ndërkombëtare “në interes” të shqiptarëve. Pra, rrjetet sociale shpesh herë janë shporta e fotografive të manipuluara të cilat me fanatizëm mbrohen sikur janë origjinale.

foto images google

Google ofron mundësinë që përmes fotografisë që keni në kompjuterin tuaj ose përmes nyjës (linkut) me të cilën është lidhur fotografia të kërkoni fotografi të ngjashme. Në këtë mënyrë gjasat janë shumë të mëdha që të informoheni rreth së vërtetës duke gjetur fotografitë origjinale. Sidoqoftë, ky lloj i kërkimit nuk është i vyer vetëm për gjetjen e manipulimeve, por edhe për nevoja tjera kur kemi nevojë për fotografi të ngjashme, por më të mira, nga ajo që kemi.

Si të kërkojmë

  1. Kaloni tek nyja: http://images.google.al/ ose http://images.google.com/

  2. Në anën e djathtë të fushës së kërkimit (shih foton në sipër) klikoni ikonën e foto aparatit veprim i cili shkakton hapjen e një kutize me mundësi veprimi (shih foton poshtë).

foto images google 2

  1. Tek veprimi i fundit keni mundësi që të kërkoni fotografi të ngjashme përmes një fotografie që keni parë në internet ose përmes një fotografie të cilën e keni në kompjuterin tuaj.

!. Si rezultat Google jo vetëm që ofron fotografi të ngjashme por edhe artikuj të cilët mund të ndërlidhen me tematikën e fotos përmes së cilës keni kërkuar.

Suksese!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFaqe interneti me shtesa të reja
Artikulli tjetërHTML univers në ueb programim
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *