Koment ndaj shkrimit “Si e pengojnë menaxherët ecjen përpara?”

Shkroi: Skender Mustafi

small1Vini re: Frazat me shkronja të trasha janë marrë nga artikulli origjinal. Artikullin e plotë mund të e lexoni tek faqja Menaxhim.com: http://menaxhim.com/2012/11/26/si-e-pengojne-menaxheret-ecjen-perpara/

Fillimisht më duhet të mos pajtohem me mënyrën e qasjes ndaj temës, pra me titullimin e saj. Kjo që trajtoni mund të merret si një trajtim privat në tendencë me këndvështrim neutral, por jo një analizë e faktorëve të veprimeve dhe strukturave menaxherie që shpien drejt ngecjes së efektivitetit në prodhim. Në vazhdim më duhet të mos pajtohem dhe me referencën ose mbështetjen e bërë tek Peter Drucker për të analizuar situatën. Unë nuk mposht dhe përbuzë meritat e Peter Drucker në fushën e menaxhimit, por ai tanimë në vitin 2005 ka vdekur, kurse botimet e fundit janë realizuar në fillim të viteve 2000, botime këto të realizuara si vazhdimësi e ideve të mëhershme të studiuesit. Në studimin tim të fundit e pranueshme nga kritikët e studimit ka qenë që studimi të përmbajë vetëm 10% të referencave “të vjetra” e me “të vjetra” vlerësoheshin referencat më të hershme se viti 2005.

Fusha në të cilën po flasim nuk mbështetë më shprehje si “dija sot është gjëja më e rëndësishme“, posaçërisht pas kolapsit të kompanive të mëdha dhe humbjes së miliarda dollarëve në kohën e bum-it të teknologjisë informative. Madje këtë “shkundje” edhe një hap më parë e ka shpjer “shkundjet” e fundit financiare. Tani, përvoja është në pikë të parë, kurse dija e arritur përmes edukimit është një shtyllë e cila është e pa diskutueshme për të depërtuar në tregun e lirë të punës. Struktura,e cila dallohet përmes fuqisë së sajë menaxherie e në të shumtën e rasteve edhe siç cekët ju është edhe fuqi ekzekutive shkaku i posedimit të kompanive, ka vënë në ballë krijimin e vlerave për veten e tyre. “të menduarit në afatshkurtër” nuk është delikate për kohën e fundit, sepse menaxherët dhe pronarët përmes planeve të tyre të cilat merren me krijimin e profitit dhe me qëndrimet e prera se NUK “duhet t’i përgjigjet interesave të punonjësve“, riformojnë bizneset varësisht nga ndryshimi i dallgëve të profitit. Kjo nuk është lojë vetëm e kompanive në Shqipëri, por e kompanive në gjithë botën. Punëtori është mjet për të arritur qëllimet dhe kompania kujdeset për të aq sa vlerëson se ka nevojë për atë. Dhe një kujdes që nuk shtrihet në Evropën Jug-lindore është fuqia e shtetit për të mbrojtur njeriun në marrëdhënie pune.

nesër ky numër do të rritet shumë dhe bizneset do të humbasin sa hapin e mbyllin sytë punonjësit më të vlefshëm” Kjo nuk do të ndodhë, së paku jo në këtë kohë të biznesit modern-dinamik. Sepse punëtorë ka “të hanë qentë” edhe atë të shkallëve të ndryshme të edukimit dhe të përvojave të ndryshme. Menaxherët modern janë të shtyrë nga pronarët e kompanive që të ndërmarrin hapa konkret në realizimin e profitit, kurse pronarët janë të shtyrë nga tregu dhe zhvillimet e tij në multi-dimension. Dhe në fund tregu është i shtyrë nga egoja dhe politika për dominim. Ky është një zinxhir i cili lidh fuqinë e tregut global.

Ajo që është e qartë në këtë hapësirë biznesi është se menaxheri është ai që merret me vlerësimin e cileve me vlerë për të arritur, aprovon planet, udhëheq punonjësit. Punëtori paguhet për të punuar. Pa dyshim se në këtë proces të organizuar në këtë formë humben vlera që do të mund të arriheshin nga ndonjë punëtorë, por në thelb shmangen konfliktet dhe “rrotullimet” e kota. Më duhet të mos pajtohem me qëndrimin tuaj se menaxherët ose pronarët duhet marrë parasysh puntorët në përcaktimin e vizioneve. Në këtë pikë më duhet patjetër të vë në theks thënien e Hanry Ford ku thotë: Nëse do t’i pyesja konsumatorët e mi se çfarë duan, do të thoshin kali më të shpejtë.” Pra, nëse kompania ka arritur të vë në lëvizje një strukturë sado funksionale, pronari i saj dhe struktura e saj menaxherie ka vizion. Ky vizion mund të mos jetë “i përkryer”, por është mjaft i fortë për të mbajtur në jetë kompaninë.

Për të përmbledhur, si “vidë” e një kompanie, në cilindo nivel, mua nuk më pëlqen kjo lloj e qasjes, por e kaluara e raporteve menaxhment/pronarë – punëtorë në tregjet e lira në shtetet e zhvilluara botërore, nuk ka qenë lule me erë të mirë, por një fushë ku janë zhvilluar beteja të mëdha për realizimin e qëllimeve me tërheqje të forta polare. Këtë e dëshmon ekzistimi i sindikatave, organizatave, rretheve dhe tërësive të ndryshme ligjore për të mbrojtur njërën e palën tjetër. Miliarda të holla derdhen në këtë strukturë e cila synon balancimin e tregut të punës, e që vitet e fundit ka tronditur ambientin e punëtorit. Ajo që mungon në këtë derdhje truri është edukimi i dobët i punëtorit për të njohur të drejtat e tija në tregun e punës, për të njohur fuqitë e tija për notim në tregun e punës, mungesa e vullnetit të tij për të edukuar veten në mënyrë të t’i hapë më shumë rrugë dhe për t’i forcuar këmbët në qelqin e zhvillimeve moderne të shtyra dhe njëkohësisht të zvarritura nga teknologjia informative.

Po këto i keni lexuar?