Konverto falas VIDEO materialet në FOTO

0

 Përgatiti: Skender Mustafi

Shpesh herë kemi dëshirë ose nevojë që të nxjerrim foto nga video materiale të ndryshme. Kjo mund të bëhet me mundime të ndryshme, por edhe duke ia lënë punën një softueri i cili thjeshtë, shpejtë dhe efikas konverton video materialin tuaj në foto. Pra, fjalën e kam për videon e plotë.

Këtë mund të e realizoni thjeshtë duke shfrytëzuar softuerin FALAS : FREESTUDIO

Më poshtë mund të përcillni hapat e instalimit dhe përdorimit të softuerit.

Vini Re: Softueri është më i mirë se kaq sepse ofron edhe mundësi tjera, por në këtë artikull do të flasim vetëm mbi konvertimin e video materialeve në foto.

FREESTUDIO screenshot

Instalimi

  1.  Shkarkoni softuerin, në një dosje të kompjuterit tuaj, nga ky link: http://dvdvideosoft.com/
  2. Instaloni softuerin siç instaloni softuerët tjerë. Kini kujdes se në hapat e instalimit u kërkon të instaloni edhe një shirit mjetesh (toolbar), pra ju mund të vendosni se e bëni atë apo jo.
  3. Pas instalimit në Desktop do tu paraqitet një ikonë me emrin: DVDVideoSoft Free Studio

Përdorimi 

  1.  Kliko mbi ikonë desktop dhe do tu hapet softueri si në foton e bashkangjitur në artikull.
  2. Klikoni mbi kutizën PHOTO & IMAGES
  3. Tek lista e paraqitur klikoni funksionin FREE VIDEO TO JPG
  4. Tek dritarja e hapur mund të shihni funksione të ndryshme që mund të i shfrytëzoni për të realizuar konvertimin. Pra ju mund të zgjidhni vendin ku të ruani fotot si dhe numrin e fotove që dëshironi të i keni pas konvertimit.
    1. Kaloni tek Add Files… për të gjetur videon ku e keni
      1. Futjen e video materialeve mund të e bëni edhe duke i përzgjedhur videot ( një ose më shumë) dhe duke i bartur përmes miut në fushën e zbrazët, siç duket tek fotoja poshtë.
    2. Poshtë dritares tek Save to: , përcaktoni vendin ku dëshironi të i ruani fotot. Vini re: Çdo konvertim krijon një dosje (folder) të re në vendin ku i ruani fotot, kështu që s’ka nevojë të krijoni dosje speciale paraprakisht.
    3. Tek pjesa e mesme e dritares mund të përzgjidhni numrin e fotove që dëshironi të i bëni (le të fillojmë sqarimin nga e majta)
      1. Every … frame :  nënkupton “Konverto në foto çdo të 10, 30, 50, 100, 500 ose 1000-tën foto”. Siç e dimë video materialet janë kombinim i fotove dhe ju në këtë rast përcaktoni që shembull që çdo të 50 foto të u ndahet nga video materiali dhe të u ruhet në kompjuter.
      2. Every … second: nënkupton “Më ruaj një foto pas 1, 2, 5, 10 ose 20 sekondave të video materialit”. Pra nëse video materiali është 2 minuta i gjatë dhe ju kërkoni të u ruhet një foto pas 10 sekondave, atëherë do të keni 12 foto.
      3. Total … frames from video: nënkupton “Më bëj 10, 20, 50, 100, 200 ose 500 foto nga video materiali”.
      4. Every frame nënkupton që ju dëshironi të e konvertoni tërë video materialin në foto. P.sh. unë konvertova diku 25% të video materialit të filmit “Cars 2” dhe mu bënë 65 553 foto :)
    4. Pasi të keni përcaktuar karakteristikat shtypni Convert
    5. SUKSESE

      FREESTUDIO video to jpg

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *